Gzim Elshani ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për anëtar të Asamblesë Komunale të Suharekës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me numrin 22 në listë.
Në një postim të shpërndarë për qytetarët e komunës, Elshani është shprehur me përkushtim dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj besimit që i është dhënë:
“Me nder e përgjegjësi ju njoftoj se jam kandidat për Asamblenë Komunale të Suharekës me numrin 22, nga PDK – dega Suharekë.
Jam i përkushtuar të punoj për zhvillimin e komunës sonë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.
Me mirëkuptim e kërkoj mbështetjen tuaj për këtë proces, të cilin fillimisht ma ka besuar nëndega e Leshanit, të cilët i falenderoj për besimin.”
Kandidatura e tij përfaqëson një angazhim të ri në jetën politike lokale, me fokus të veçantë në çështje që prekin drejtpërdrejt komunitetin dhe jetën e përditshme të qytetarëve.
Përkrahje nga nëndega e Leshanit
Elshani falënderon në mënyrë të veçantë strukturat lokale të PDK-së në fshatin Leshan për përkrahjen e dhënë dhe e konsideron këtë si një obligim të shtuar për të përfaqësuar interesat e qytetarëve me ndershmëri, maturi dhe zë të fuqishëm në Kuvendin Komunal.
Numri 22 në listë, por afër qytetarëve me zemër
Gzim Elshani u bën thirrje qytetarëve që më 12 tetor të japin përkrahjen e tyre për të, duke e votuar numrin 22 në listën e PDK-së, për të vazhduar përfaqësimin dhe punën në të mirë të komunës.
PDK në Suharekë është në fazë të avancuar të përgatitjeve për zgjedhjet lokale, duke prezantuar figura të angazhuara dhe me integritet, të cilët premtojnë të sjellin ndryshime dhe zhvillim në vendimmarrjen lokale.
📍 Për më shumë lajme, intervista dhe prezantime të kandidatëve për zgjedhjet lokale në Suharekë, qëndroni me ne në Suhareka Express.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Policia jep detaje për tragjedinë në Shëngjin: Dy pushues nga Kosova humbën jetën, tre po marrin trajtim mjekësor
Politike
Këto ishin rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Komunën e Suharekës
Ekonomi
Shahini kritikon kufizimin e ATK-së për pagesat kesh mbi dy mijë euro: tregon kush goditet më shumë
Politike
Blerim Kuçi prezanton platformën e tij politike, fton qytetarët të njihen me vizionin e tij
Politike
Abdixhiku nga Rahoveci: LDK po vjen me projekte, jo me propagandë
Politike
Bedri Hamza: Gratë janë forca e ndryshimit

