Hamza flet në telefon me Thaçin: “Drejtësia mund të vonohet, por nuk duhet të tjetërsohet”

Hamza flet në telefon me Thaçin: “Drejtësia mund të vonohet, por nuk duhet të tjetërsohet”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Hamza ka përkujtuar se para disa ditësh kishte folur edhe me ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, dhe se me të dy ka folur “për Kosovën, familjet, miqtë dhe qytetarët”, që sipas tij, asnjë ditë nuk […] The post Përurohet shtatorja e Rugovës në Klinë, në ceremoni mungojnë shumë prej figurave kryesore të LDK-së appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

Klina është bërë me shtatore të ish-presidentit, Ibrahim Rugova. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast nuk janë parë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe shumë prej figurave qendrore të kësaj partie. Por, aty, mes të pranishmëve ishin djali i Ibrahim Rugovës, Ukë Rugova, ish-presidentja Vjosa Osmani dhe ish-kryeministri Avdullah Hoti.

Për mungesën e Abdixhikut, Kallxo.com ka tentuar të kontaktoj me zëdhënësin e LDK-së, Besian Mustafa, por ai nuk ka qenë i qasshëm. Ilir Ferati, si sekretar i partisë, që po ashtu nuk është parë në këtë ceremoni, ka treguar për Kallxo.com se aktualisht është në pushime dhe nuk ka mundur të jetë i pranishëm.

Për arsyen e mungesës së Abdixhikut, ai ka thënë se nuk ka informacione. “Unë jam në pushim me familjen. Kjo është arsyeja pse kam munguar. Aty prezent ka qenë nënkryetari i komunës (së Istogut) dhe kryesuesi i Kuvendit”- ka shpjeguar Ferati për Kallxo.com.

Nënkryetari i Komunës së Klinës, Fadil Gashi ka konfirmuar për Kallxo.com se Abdixhiku ka pasur ftesë për zbulimin e shtatores, mirëpo sipas informacioneve të tij, ai ka udhëtuar jashtë vendit gjatë ditës. “Ka pasë ftesë kryetari, krejt kryesia dhe kryetarët e degëve. [Ftesa] është dërguar në selinë qendrore.

Lumiri, kryetari, ma ka konfirmuar se do të udhëtojë sot jashtë shtetit”- ka thënë Gashi në bisedë telefonike. Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezi, me rastin e njoftimit për zbulimin e shtatores së Ibrahim Rugovës në komunën që e drejton, ka thënë se vendi ku u zbulua shtatorja, nga 02.07.2026, mban edhe emrin Sheshi “Ibrahim Rugova”.

Ky vend, sipas tij, nuk do të jetë vetëm një hapësirë publike, por do të jetë “vend kujtese, reflektimi dhe edukimi qytetar”. “Sot, Klina bëhet më e bukur. Jo vetëm sepse po pasurohet me një vepër monumentale, por sepse po fiton një simbol të kujtesës, identitetit dhe vlerave mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë.”- ka shkruar Elezi.

Sipas informacioneve te publikuara nga Raporto Korrupsionin! KALLXO.com, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.

Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.

Burimi: Raporto Korrupsionin! KALLXO.com

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara