Haradinaj: Goditja ndaj qumështores VITA është goditje ndaj prodhimit vendor

Haradinaj: Goditja ndaj qumështores VITA është goditje ndaj prodhimit vendor

Ish-kryetari i Aleancës Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj zhvillimeve që lidhen me qumështoren VITA, duke e cilësuar çdo veprim që çon në mbylljen e saj si një goditje të rëndë për prodhimin vendor, fermerët dhe ekonominë e Kosovës.

Përmes një reagimi publik, Haradinaj tha se mbyllja e njërit prej prodhuesve më të mëdhenj vendorë, sipas […] Ish-kryetari i Aleancës Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj zhvillimeve që lidhen me qumështoren VITA, duke e cilësuar çdo veprim që çon në mbylljen e saj si një goditje të rëndë për prodhimin vendor, fermerët dhe ekonominë e Kosovës.

Përmes një reagimi publik, Haradinaj tha se mbyllja e njërit prej prodhuesve më të mëdhenj vendorë, sipas tij me direktiva të Qeverisë në detyrë, nuk prek vetëm një kompani, por edhe mijëra fermerë që çdo ditë dorëzojnë qumështin e tyre, qindra punëtorë dhe familjet që varen nga kjo veprimtari.

“Goditja ndaj qumështores VITA është goditje ndaj prodhimit vendor, ndaj fermerit të Kosovës dhe ndaj çdo familjeje që jeton nga puna e ndershme”, ka deklaruar Haradinaj. Ai ka kritikuar qasjen e institucioneve, duke thënë se në vend që t’i mbështesin prodhuesit vendorë, po u krijojnë pengesa dhe pasiguri për investimet e tyre.

Sipas Haradinajt, Kosova nuk ndërtohet duke mbyllur fabrika, por duke mbrojtur prodhimin vendor, fermerët, punëtorët dhe sipërmarrësit që investojnë dhe krijojnë vende pune. Në fund, ish-kryetari i Aleancës u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndalin çdo vendim që, sipas tij, rrezikon prodhimin vendor dhe mirëqenien e familjeve kosovare.

Sipas informacioneve te publikuara nga Ekonomia Online, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.

Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.

Burimi: Ekonomia Online

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara