Haradinaj reagon pas heqjes së taksës për bllokat nga Serbia, e quan Kurtin mashtrues

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas heqjes së taksës nga Ministrja e Ndërrmarrësisë, Rozeta Hajdari, të bllokave të ndërtimit që importohen nga Serbia, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij Kurti po shet leksione patriotizmi në dialog, ndërkaq po heq çdo barrierë që mbron prodhuesit vendor nga prodhimet serbe.

Përpos se nuk aplikon reciprocitetin e premtuar, shfuqizon edhe masat mbrojtëse antidamping për bllokat e Serbisë, përmes të cilëve shteti i Serbisë i ka financuar prodhuesit e saj me qëllim të dëmtimit të prodhuesve vendor të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Mashtrimi vazhdon!

Shet leksione patriotizmi në negociata, e në anën tjetër e heq çdo barrierë që mbron prodhuesit vendor nga prodhimet serbe. 

Përpos se nuk aplikon reciprocitetin e premtuar, shfuqizon edhe masat mbrojtëse antidamping për bllokat e Serbisë, përmes të cilëve shteti i Serbisë i ka financuar prodhuesit e saj me qëllim të dëmtimit të prodhuesve vendor të Kosovës.

Mjaft mashtrimit!

RH

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara