Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas debatit të brendshëm në parti lidhur me rezultatin e fundit zgjedhor, duke kërkuar reflektim, përgjegjësi politike dhe mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme.
Ajo ka thënë se qëndrimi i saj mbetet i njëjtë që nga janari, kur kishte kërkuar dorëheqjen e kryetarit të LDK-së dhe kishte dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares.
“Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja. Të sillemi me dinjitet, sepse pozitat nuk janë të përhershme”, ka shkruar Bajrami.
Sipas saj, përgjegjësia politike në LDK nuk duhet të jetë selektive dhe pas rezultateve të rënda zgjedhore duhet të ketë reflektim e ndryshime të domosdoshme.
Bajrami ka rikujtuar se në Kuvendin e fundit të partisë, rreth 45 për qind e delegatëve ishin deklaruar në favor të dorëheqjes së kryetarit, gjë që sipas saj ishte tregues se LDK-ja kishte nevojë për reflektim të thellë.
Ajo ka vlerësuar se problemet e identifikuara më herët nuk janë adresuar, sidomos pas rezultatit të fundit zgjedhor, që e la LDK-në përsëri në vendin e tretë.
“LDK-ja ka nevojë për reflektim të sinqertë, përgjegjësi politike dhe hapje të një kapitulli të ri që rikthen besimin e anëtarësisë dhe të qytetarëve. LDK-ja është shumë më e madhe se secili prej nesh”, ka theksuar Bajrami.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Basha: Raporti policor e përjashton gjendjen e rrugës si shkak të aksidentit tragjik në autostradë
Politike
LDK Suharekë reagon për debatin në Asamble: Po tentohet të shmanget vëmendja nga buxheti dhe raporti i auditimit
Suhareka
Bali Muharremaj fton qytetarët në Karnevalet Golden Eagle 2026 në Suharekë
Ekonomi
Shahini kritikon kufizimin e ATK-së për pagesat kesh mbi dy mijë euro: tregon kush goditet më shumë
Politike
LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
Lajme
Arrestohet punëtori “kanibal” i spitalit, hante trupat e vdekur të njerëzve

