Intervistë me Edijon Sellaj – Një zë i ri për të rinjtë, kulturën dhe zhvillimin lokal

Suhareka Express: Z. Sellaj, ju jeni prezantuar si kandidat për Asamblenë Komunale të Suharekës nga LDK-ja, me numrin 14 në listë. Çfarë do të thotë kjo për ju personalisht?
Edijon Sellaj: Për mua është nder të jem pjesë e kësaj liste, njëkohësisht, një përgjegjësi e madhe dhe një mundësi për të kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e komunës sonë. Ky kandidim është fryt i angazhimit tim të vazhdueshëm në rininë e LDK-së, por edhe i përvojës sime akademike dhe profesionale. E shoh si një hap të natyrshëm për të kthyer dijen dhe përvojën në shërbim të qytetarëve të Suharekës.


Suhareka Express: Ju vini nga fusha e arkeologjisë. Si ndërlidhet kjo përvojë me politikën lokale?
Edijon Sellaj: Arkeologjia të mëson si të shikosh përtej së tashmes, duke njohur mirë të kaluarën për t’i kontribuar të ardhmes. Gjatë punës sime kam bashkëpunuar me institucione të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, çka më ka dhënë një perspektivë ndërkombëtare mbi zhvillimin lokal dhe rëndësinë e ruajtjes së identitetit kulturor. Këtë përvojë dua ta sjell edhe në politikë, sepse Suhareka ka një potencial të madh kulturor dhe historik, i cili mund të shndërrohet në një motor të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik.


Suhareka Express: Si kryetar i Forumit të Rinisë së LDK-së në Suharekë, cilat janë sfidat kryesore që shihni për të rinjtë?
Edijon Sellaj: Sfida më e madhe për të rinjtë në Suharekë vazhdon të jetë punësimi. Mungesa e mundësive profesionale i shtyn shumë prej tyre të largohen drejt qyteteve të tjera apo jashtë vendit. Po ashtu, ndjejmë nevojën për më shumë hapësira kulturore dhe sociale, ku të rinjtë të kenë mundësi të shprehen, të krijojnë dhe të ndërtojnë rrjete mes vete. Një arsim cilësor dhe politika që nxisin inovacionin janë thelbësore për ta bërë rininë pjesë aktive të zhvillimit të komunës dhe për ta parë të ardhmen e tyre këtu, e jo diku tjetër.


Suhareka Express: Çfarë mendimi keni për kandidatin për kryetar, Dr. Ardian Shala?
Edijon Sellaj: Dr. Ardian Shala është një profesionist i dëshmuar dhe një njeri me integritet të lartë. Kryetari Shala përfaqëson vizionin, përkushtimin dhe energjinë që i nevojiten Suharekës për të ecur përpara. Besoj fuqishëm se, me të në krye të komunës, Suhareka do të zhvillohet përmes projekteve konkrete e cilësore, transparencës dhe një qeverisjeje të afërt me qytetarin. Jam i bindur se, si ekip, do t’i japim komunës drejtimin që e meriton.


Suhareka Express: Cilat janë prioritetet tuaja kryesore nëse fitoni besimin e qytetarëve për të qenë pjesë e Asamblesë Komunale?
Edijon Sellaj: Faleminderit. Pyetje shumë e mirë. Unë besoj se të jesh pjesë e Asamblesë Komunale nuk do të thotë vetëm të kesh prioritete personale – por, para së gjithash, të dëgjosh, të përfaqësosh dhe të mbrosh interesat e qytetarëve. Angazhimi im do të jetë për transparencë, barazi dhe projekte konkrete e cilësore që përmirësojnë jetën në Suharekë.
Nëse fitoj besimin e qytetarëve, do të jem zëri i të gjithëve pa dallim; nga nxënësit dhe studentët, te mësuesit dhe edukatorët, të rinjtë dhe komuniteti kulturor, të moshuarit, gratë dhe vajzat, punëtorët, bizneset, mjekët dhe profesionistët shëndetësorë, si dhe të gjithë ata që kërkojnë zhvillim të drejtë, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës për komunën tonë.


Suhareka Express: Çfarë mesazhi keni për qytetarët e Suharekës, veçanërisht për të rinjtë?
Edijon Sellaj: Mesazhi im është i thjeshtë; e ardhmja nuk ndërtohet duke pritur, por duke vepruar. Është koha për ndryshim. Të rinjtë e Suharekës kanë energji, ide dhe potencial të jashtëzakonshëm – dhe është koha që ky potencial të vihet në shërbim të komunës sonë. Jam i bindur se, së bashku, mund të sjellim një frymë të re në politikën lokale dhe të ndërtojmë një Suharekë më të zhvilluar, më gjithëpërfshirëse dhe më dinjitoze për të gjithë qytetarët pa dallim.


Suhareka Express: Ju falenderojmë për këtë intervistë dhe ju urojmë suksese në garën zgjedhore.
Edijon Sellaj: Faleminderit shumë!

Hot this week

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img
function kqz_iframe_shortcode($atts) { $a = shortcode_atts([ 'src' => '', 'height' => '80vh', 'minheight' => '720px', ], $atts); if (empty($a['src'])) return ''; $src = esc_url($a['src']); $height = esc_attr($a['height']); $minheight = esc_attr($a['minheight']); return '
'; } add_shortcode('kqz_iframe', 'kqz_iframe_shortcode');