Intervistë me Elvane Muqa – Kandidaten për Asamblenë Komunale në Suharekë nga AAK


Suhareka Express: Zonja Muqa, na tregoni pak për veten tuaj dhe përvojën tuaj profesionale?
Elvana Muqa: Jam e lindur në Prizren, ku kam përfunduar shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Edukimit. Jam e kualifikuar si asistente për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore me diplomën “Pearson” dhe gjithashtu kam kryer trajnimin profesional si terapiste ABA në Tiranë. Jam e kualifikuar edhe si këshilltare karriere nga Ministria e Arsimit. Aktualisht punoj si këshilltare karriere në Shkollën Fillore “Destan Bajraktari” në Suharekë. Jam magjistre e diplomuar në Psikologji të Edukimit dhe për më shumë se një dekadë menaxhoj edhe biznesin familjar. Jam e martuar dhe jetoj në Vraniq.


Suhareka Express: Çfarë ju shtyu që të hyni në politikë dhe të kandidoni për Asamblenë Komunale?
Elvana Muqa: Unë kam qenë gjithmonë e lidhur ngushtë me komunitetin tim, duke punuar me të rinjtë, me fëmijët me nevoja të veçanta dhe me familjet. E pashë si detyrë që ta çoj këtë përvojë edhe më tej, në vendimmarrje, aty ku mund të ndikoj drejtpërdrejt për të sjellë ndryshime konkrete. Të qenit pjesë e politikës për mua nuk është thjesht garë, por një mundësi për të dhënë kontribut të drejtpërdrejtë për qytetarët e Suharekës.


Suhareka Express: Cilat janë prioritetet tuaja kryesore si kandidate për Asamblenë Komunale?
Elvana Muqa: Prioriteti im i parë është përkujdesja dhe mbështetja për personat me nevoja të veçanta – që ata të kenë kushte të barabarta në arsim, shëndetësi dhe punësim. Po ashtu, dua të angazhohem për fuqizimin e të rinjve dhe grave në procesin e vendimmarrjes, sepse besoj se zëri i tyre duhet të dëgjohet më shumë. Një tjetër prioritet i imi është mbështetja e arsimit cilësor, zhvillimi i shërbimeve publike dhe përmirësimi i infrastrukturës.


Suhareka Express: Si e shihni bashkëpunimin me institucionet lokale në këtë drejtim?
Elvana Muqa: Nën udhëheqjen e kryetarit Bali Muharremaj janë realizuar projekte që kanë ndikuar drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Përvoja ime si këshilltare karriere më ka treguar se bashkëpunimi i institucioneve me qytetarët është çelësi i suksesit, dhe këtë e kam parë nga afër gjatë këtij mandati. Për këtë arsye, besoj se duhet vazhduar puna e nisur, me përkushtim dhe me vizion afatgjatë.


Suhareka Express: Si po ecën fushata juaj dhe çfarë përshtypjesh po merrni nga qytetarët?
Elvana Muqa: Fushata po ecën shumë mirë dhe në mënyrë të qetë. Ajo që po e bën edhe më të veçantë është kultura e lartë demokratike që po tregojnë qytetarët tanë. Ka një interes të madh, ka mbështetje dhe mbi të gjitha një gatishmëri për dialog dhe për bashkëpunim. Kjo është një shenjë e qartë se Suhareka po ecën drejt një demokracie më të pjekur.


Suhareka Express: Faleminderit për kohën dhe intervistën.
Elvana Muqa: Faleminderit juve për hapësirën!


Hot this week

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img
function kqz_iframe_shortcode($atts) { $a = shortcode_atts([ 'src' => '', 'height' => '80vh', 'minheight' => '720px', ], $atts); if (empty($a['src'])) return ''; $src = esc_url($a['src']); $height = esc_attr($a['height']); $minheight = esc_attr($a['minheight']); return '
'; } add_shortcode('kqz_iframe', 'kqz_iframe_shortcode');