Fjolla Kolgeci, kandidate me nr. 16 për Asamblenë Komunale, nga Vraniqi i Suharekës, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Suhareka Express, duke folur për motivimin e saj, prioritetet dhe përkrahjen për kandidatin për kryetar, Dr. Ardian Shala.
Suhareka Express: Fjolla, pse vendosët të hyni në politikë lokale?
Fjolla Kolgeci: Motivimi im ka qenë gjithmonë dëshira për të kontribuar drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve të Suharekës. Me formim në Shkenca Sociale dhe përvojë në administratë, dua të sjell energji të re dhe qasje të përgjegjshme në vendimmarrje, duke bërë që politikat lokale të jenë më transparente dhe më afër qytetarëve.
Suhareka Express: Cilat janë prioritetet tuaja kryesore nëse fitoni mandatin?
Fjolla Kolgeci: Prioriteti im është fuqizimi i të rinjve dhe grave, përmirësimi i shërbimeve publike dhe sigurimi i transparencës në qeverisje. Dua të krijoj mundësi për qytetarët që të jenë pjesë e vendimmarrjes, duke kontribuar me ide dhe projekte konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në komunitetin tonë.
Suhareka Express: Si e shihni bashkëpunimin me kandidatin për kryetar, Dr. Ardian Shala?
Fjolla Kolgeci: Shikoj një bashkëpunim të fuqishëm dhe të besueshëm. Dr. Ardian Shala ka vizion të qartë për zhvillimin e Suharekës, përvojë dhe integritet, dhe unë e mbështes plotësisht kandidaturën e tij. Së bashku, mund të sjellim ndryshime të prekshme për qytetarët.
Suhareka Express: Çfarë mesazhi do t’u përcillnit qytetarëve para zgjedhjeve?
Fjolla Kolgeci: Mesazhi im është i thjeshtë: besoni në energjinë e re dhe përkushtimin për qytetarët. Vota për mua, me nr. 16, dhe për Dr. Ardian Shalën për kryetar është një hap drejt një Suharekeje më të zhvilluar, më të drejtë dhe më transparente.
Suhareka Express: Faleminderit për intervisten Fjolla, suksese në garë!
Fjolla Kolgeci: Faleminderit juve për hapësiren!
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Policia jep detaje për tragjedinë në Shëngjin: Dy pushues nga Kosova humbën jetën, tre po marrin trajtim mjekësor
Politike
Këto ishin rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Komunën e Suharekës
Ekonomi
Shahini kritikon kufizimin e ATK-së për pagesat kesh mbi dy mijë euro: tregon kush goditet më shumë
Politike
Blerim Kuçi prezanton platformën e tij politike, fton qytetarët të njihen me vizionin e tij
Politike
Abdixhiku nga Rahoveci: LDK po vjen me projekte, jo me propagandë
Politike
Bedri Hamza: Gratë janë forca e ndryshimit

