Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Intervistë me Ilir Perteshi – Kandidat për Asamblenë Komunale nga  LDK

Suhareka Express: Z. Perteshi, ju jeni inxhinier ndërtimi me master në Efiçiencë Energjetike. Si do ta përdorni këtë përvojë profesionale në punën tuaj në Asamble?
Ilir Perteshi: Profesioni im më ka mësuar të mendoj në mënyrë praktike dhe afatgjatë. Njohuritë për ndërtim dhe efiçiencë energjetike janë të lidhura ngushtë me zhvillimin e qëndrueshëm të komunës sonë – nga menaxhimi i infrastrukturës publike e deri te përmirësimi i kushteve të jetesës për qytetarët. Dua të sjell ide konkrete për projekte që kursejnë energji, rrisin cilësinë e objekteve publike dhe ndihmojnë familjet të kenë shpenzime më të ulëta.


Suhareka Express: Ju keni mbi një dekadë aktivitet politik në LDK, duke qenë kryetar nëndege dhe anëtar i Kryesisë së Degës. Çfarë ju ka motivuar të qëndroni kaq gjatë në angazhimin publik?
Ilir Perteshi: Motivimi im ka qenë gjithmonë komuniteti. Që nga viti 2012, kur mora përgjegjësinë si kryetar i nëndegës në Duhël, kam punuar me qytetarët, kam dëgjuar hallet e tyre dhe kam kërkuar zgjidhje. Politika për mua nuk është profesion më vete, por mjet për të ndikuar pozitivisht në jetën e përditshme të njerëzve tanë.


Suhareka Express: Cilat janë prioritetet tuaja kryesore nëse fitoni mandatin si asambleist?
Ilir Perteshi: Prioriteti im është zhvillimi i qëndrueshëm. Kjo nënkupton investime të mençura në infrastrukturë, shfrytëzim efikas të burimeve energjetike dhe përkujdesje ndaj mjedisit. Po ashtu, dua të forcoj transparencën në vendimmarrje dhe të sigurohem që zëri i qytetarëve të dëgjohet në çdo projekt që ndikon në jetën e tyre.


Suhareka Express: Çfarë mendimi keni për kandidatin për kryetar, Dr. Ardian Shala?
Ilir Perteshi: Unë e shoh Dr. Ardian Shalën si personin e duhur për të udhëhequr Suharekën drejt një të ardhmeje më të mirë. Ai ka vizion, dhe mbi të gjitha vullnet për të punuar për qytetarët. Mbështetja ime për të është e plotë, sepse besoj se me lidershipin e tij do të ketë zhvillim real në çdo fushë dhe qytetarët do të ndihen të përfaqësuar me dinjitet. Jam i bindur se së bashku do të arrijmë të sjellim ndryshimin që Suhareka ka nevojë.


Suhareka Express: Si e shihni bashkëpunimin me kandidatët dhe subjektet tjera politike në Asamble?
Ilir Perteshi: Jam i bindur se bashkëpunimi është çelësi i suksesit. Çdo ide e mirë duhet mbështetur, pavarësisht se nga cili subjekt politik vjen. Unë do të jem gjithmonë i hapur për dialog, duke pasur parasysh interesin e qytetarëve mbi gjithçka.


Suhareka Express: Pse qytetarët duhet t’ju votojnë juve me nr. 12 në listën e LDK-së?
Ilir Perteshi: Sepse unë vij me dije, përvojë dhe besim. Kam dëshmuar përkushtim në punën time profesionale dhe në angazhimin politik. Jam i gatshëm të përfaqësoj qytetarët me ndershmëri dhe të jem zëri i tyre në Asamble. Vota për numrin 12 është votë për zhvillim, transparencë dhe një komunë më të mirë për të gjithë.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara