Intervistë me Mensur Selimajn – Kandidat për Asamblenë Komunale nga AAK

Suhareka Express: Z. Selimaj, ju jeni aktualisht Drejtor i Bujqësisë në Komunën e Suharekës dhe tani kandidat për Asamblenë Komunale. Si e vlerësoni përvojën tuaj deri tani në këtë post?
Mensur Selimaj: Që nga dita e parë e marrjes së detyrës, kam qenë çdo ditë afër fermerëve, duke i dëgjuar shqetësimet e tyre dhe duke ofruar mbështetje konkrete. Kemi arritur të hapim thirrje për grante e subvencione, kemi mbështetur blegtorët dhe prodhuesit bujqësorë, kemi vizituar fermerët në terren për t’i inkurajuar dhe për të parë nga afër rezultatet e punës së tyre. Përvoja si drejtor më ka forcuar bindjen se bujqësia është një shtyllë kryesore e zhvillimit të komunës sonë.


Suhareka Express: Çfarë e bën prioritet për ju fushën e bujqësisë?
Mensur Selimaj: Sepse bujqësia është jeta e shumë familjeve në Suharekë. Është burim i të ardhurave, traditës dhe kulturës sonë. Pa bujqësinë nuk kemi as zhvillim ekonomik e as shëndet. Për këtë arsye, çdo projekt që kemi realizuar ka synuar lehtësimin e punës së bujqve.
Dua të jem i qartë: edhe në Asamble do të jem zëri i tyre, që të kenë gjithmonë prioritet.


Suhareka Express: Ju keni bashkëpunim të ngushtë me kryetarin Bali Muharremaj. Si e vlerësoni këtë bashkëpunim?
Mensur Selimaj: Kryetari Muharremaj ka treguar se si mund të udhëhiqet me vullnet dhe vizion. Përkrahja e tij për sektorin e bujqësisë ka qenë e pandalshme, dhe kjo ka bërë që shumë projekte të realizohen me sukses. Ky bashkëpunim ka dhënë rezultate të prekshme dhe unë jam krenar që kam qenë pjesë e këtij ekipi.


Suhareka Express: Cilat janë prioritetet tuaja si kandidat për Asamblenë Komunale?
Mensur Selimaj: Do të vazhdoj të mbetem pranë fermerëve, sepse ata meritojnë mbështetje të vazhdueshme. Përveç bujqësisë, do të angazhohem për infrastrukturën lokale, ndriçimin publik dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në fshatra. Dua që Suhareka të jetë një vend ku njerëzit jetojnë me dinjitet, ku çdo fermer, çdo i ri dhe çdo familje e ndien se institucionet po punojnë për ta.


Suhareka Express: Si po e vlerësoni atmosferën e fushatës deri tani?
Mensur Selimaj: Fushata po ecën qetë dhe me një kulturë të lartë demokratike. Takimet me qytetarët po na japin një energji të madhe dhe na forcojnë bindjen se suharekasit vlerësojnë punën dhe rezultatet konkrete. Kjo është një garë për të ardhmen e qytetit tonë, dhe unë besoj se më 12 tetor qytetarët do të japin mbështetjen për vazhdimin e punës.


Suhareka Express: Faleminderit për intervistën, z. Selimaj. Ju urojmë suksese në garë.
Mensur Selimaj: Faleminderit për hapësirën dhe për mundësinë që të ndaj me qytetarët vizionin tim.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara