Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Intervistë me Xhevxhet Gashin – Kandidat i LDK-së për Asamblenë Komunale në Suharekë

Suhareka Express: Z. Gashi, ju vini nga fusha e bujqësisë dhe keni qenë edhe Drejtor Komunal dhe Asambleist. Si mendoni se kjo përvojë do t’ju ndihmojë në punën e asambleistit?
Xhevxhet Gashi: Përvoja ime si agronom dhe si ish-Drejtor Komunal më ka mësuar se sa shumë varet zhvillimi i komunës sonë nga bujqësia dhe nga menaxhimi i drejtë i resurseve. Kam punuar për dekada në shërbim publik dhe e njoh mirë realitetin e fshatrave dhe qytetarëve tanë. Kjo më ndihmon të ofroj zgjidhje të qëndrueshme dhe praktike.


Suhareka Express: Cilat janë prioritetet tuaja kryesore në këtë mandat?
Xhevxhet Gashi: Zhvillimi rural është boshti kryesor i angazhimit tim. Dua të përforcojmë përkrahjen për bujqit, të investojmë në infrastrukturën rurale dhe të krijojmë kushte më të mira për prodhim, tregtim dhe jetesë. Përveç kësaj, do të punoj për transparencë dhe për një administratë komunale më afër qytetarit.


Suhareka Express: Mund të na tregoni një nga arritjet tuaja më të veçanta në fushën e bujqësisë?
Xhevxhet Gashi: Që kur mora detyrën si drejtor, kisha një vizion: të orientoja bujqësinë tonë drejt prodhimeve të përpunuara, që fermerët të mund të përfitojnë më shumë dhe të zhvillojnë biznesin e tyre. Një nga rastet më të bukura ishte në Studenqan, ku fermerja Miradije Kabashi përfitoi rreth 40,000 euro për makineri më të re, falë mbështetjes së Caritas-it Zviceran. Ishte një ndjenjë e veçantë ta shihja një fermer të vogël të ketë mundësi të zhvillohet dhe të krijojë produkte cilësore.

Por nuk kanë qenë gjithmonë rrugët e lehta. Një rast tjetër, me vlerë rreth 100,000 euro, që mund të kishte ndryshuar jetën e disa fermerëve, u ndërpre për shkak të mosmarrëveshjeve me kryetarin Bali Muharremaj. Ishte zhgënjyese, por më mësoi shumë për sfidat që vijnë kur përpiqesh të sjellësh ndryshime reale.


Suhareka Express: Përkrahja për Dr. Ardian Shalën
Xhevxhet Gashi: Përkrahja ime për Dr. Ardian Shalën është e plotë, sepse ai përfaqëson vizionin dhe energjinë që i duhen Suharekës. Me profesionalizmin dhe përkushtimin e tij ndaj qytetarëve, jam i bindur se do të sjellë zhvillim, transparencë dhe ndryshime të prekshme për komunën tonë. Dr. Shala është garancia që Suhareka do të ketë një udhëheqës të denjë, i cili e vendos interesin e qytetarëve mbi çdo gjë.


Suhareka Express: Si e shihni bashkëpunimin me subjektet e tjera në asamble?
Xhevxhet Gashi: Jam i bindur se interesat e qytetarëve duhet të jenë mbi ndarjet politike. Si gjithmonë, do të jem i gatshëm të bashkëpunoj me të gjithë për të mirën e komunës sonë.


Suhareka Express: Çfarë mesazhi do t’u përcillnit qytetarëve të Suharekës?
Xhevxhet Gashi: Qytetarëve dua t’u them se vota e tyre është vendimtare për drejtimin që merr komuna jonë. Unë ofroj përvojën, ndershmërinë dhe përkushtimin tim për të qenë zëri i tyre në Asamble.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara