Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Izmaku: Nëse Vetëvendosje i ka 58 vota, Nisma e gatshme të bisedojë për zgjidhjen e problemit

Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku ka deklaruar se po të ishte Limaj në krye të Kuvendit, sot Kosova do të kishte të konstituuar Kuvendin.

Izmaku në Tëvë1 ka thënë se është në pritje të Gjykatës Kushtetuese që t’i rikthejë deputetët në pikën ku mund të vazhdojnë votimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“Sipas analizave tona me jurist që kemi brenda subjektit tonë politik, ne presim që Gjykata Kushtetuese të sjell një aktvendim të ri i cili na sqaron ose e kompleton aktvendimin e fundit i cili e la në situatë të paqartë, nuk e kemi ditur asnjë nga deputetët se cilat janë masat penalizuese juridike të cilat vine në veprim në rast se ne nuk arrijmë që brenda këtyre ditëshit të kaluar të arrijmë një marrëveshje politike, meqenëse ne nuk patëm vullnetin politik përmes votës e kemi pasur të pamundur me votua sepse ne e kemi pasur një votim teknik realisht duke qitur në votim një komision i cili sipas nesh ka qenë jashtë rregullores të punës së Kuvendit. Në këtë drejtim ne presim që aktvendimi i ri i Gjykatës Kushtetuese të na kthejë në pikën ku ne do të vazhdojmë të përcaktojmë me vullnetin tonë me votën tonë mundësin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe organeve për konstituimin e Kuvendit. Po të ishte Limaj në krye të Kuvendit edhe po të propozoi Kosova sot do të kishte të konstituuar Kuvendin”, ka deklaruar ajo.

Tutje, ajo u shpreh se nëse partia fituese LVV ka 58 vota, Nisma do të jetë e gatshme të bisedojë për mundësinë e zgjidhjes së problemit, derisa sipas saj, partia e saj nuk ka kushte.

“Absolutisht ne do të jemi në tavolinë të bisedimeve për zgjidhje të problemit pra ne do të jemi të fundit që do të largohemi nga tavolina e bisedimeve për me e bë një zgjidhje politike. Nëse partia e parë fituese arrin që t’i ketë në dispozicion 58 vota, Nisma do të ulet të bisedojë për mundësinë e zgjidhjes së problemit, kjo nënkupton që Nisma nuk ka kushte”, përfundoi Izmaku.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara