Kelmendi: Kushtetuesja nuk duhet të pezullojë formimin e qeverisë – Lista Serbe po synon bllokim politik

Reklama

Pas disa muajsh bllokadë, Kuvendi i Kosovës më në fund u konstituua plotësisht, me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të rinj. Mirëpo, situata politike ka marrë një kthesë të re pasi Lista Serbe ka dorëzuar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Në një prononcim për “Bota Sot”, njohësi i çështjeve kushtetuese dhe profesori Muhamet Kelmendi deklaroi se Gjykata Kushtetuese nuk duhet të pezullojë procesin e formimit të qeverisë, por të qëndrojë në përputhje me aktgjykimin e saj të mëparshëm.

Sipas Kelmendit, Kuvendi ka vepruar në përputhje me praktikën e mëparshme ligjore, duke aplikuar të njëjtën formë votimi për tri kandidatura, ndërsa çdo ndërhyrje e re nga Kushtetuesja do të sillte vetëm tensione dhe bllokada të reja.

“Gjykatës Kushtetuese i kërkohet të mbështetet në aktgjykimin e dhënë më herët dhe të pranojë konstituimin e Kuvendit sipas formës së votimit për kandidatë tri herë. Kjo formë është treguar e suksesshme,” tha ai.
Megjithatë, profesori nuk përjashtoi mundësinë që Gjykata të marrë një vendim juridik që kërkon rizgjedhje të nënkryetarit nga komuniteti serb, por e cilësoi një skenar të rrezikshëm që “do ta komplikonte më tej gjendjen politike”.

Kelmendi akuzoi Listën Serbe për qëndrime armiqësore ndaj institucioneve të Kosovës, duke kujtuar se ky subjekt ka vepruar në mënyrë të koordinuar me politikat e Beogradit.
“Lista Serbe ka treguar se është një subjekt nacional-shovinist dhe kriminal. Ka marrë pjesë në aksione kundër ushtarëve të NATO-s dhe organeve të Republikës. Dihet gjithashtu se qëndron prapa terrorit në Banjskë, e nuk e dënoi kurrë atë,” theksoi ai.

Duke analizuar motivet e kësaj ankese, Kelmendi tha se qëllimi i Listës Serbe është të pengojë formimin e institucioneve dhe të ushtrojë ndikim politik përmes presionit ligjor. Ai madje kërkoi që të shqyrtohet mundësia që ky subjekt të shpallet organizatë terroriste, duke u bazuar në aktivitetet që, sipas tij, cenojnë rendin kushtetues të Kosovës.

“Këtu i takon Prokurorisë të hapë procedurë penale ndaj anëtarëve të saj dhe të kërkojë nga Gjykata shpalljen e Listës Serbe si organizatë terroriste. Shteti duhet të funksionojë dhe nuk duhet të ndalohet puna e Kuvendit apo mandati që ka Vetëvendosje për formimin e qeverisë,” tha ndër të tjera profesori Kelmendi.

Ai përfundoi se afatet kushtetuese duhet të respektohen dhe se çdo pengesë nga ana e Listës Serbe nuk duhet të lejojë zvarritje të procesit politik dhe institucional në vend.

Me te lexuarat

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Related Articles

function kqz_iframe_shortcode($atts) { $a = shortcode_atts([ 'src' => '', 'height' => '80vh', 'minheight' => '720px', ], $atts); if (empty($a['src'])) return ''; $src = esc_url($a['src']); $height = esc_attr($a['height']); $minheight = esc_attr($a['minheight']); return '
'; } add_shortcode('kqz_iframe', 'kqz_iframe_shortcode');