Webfaqja në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës për të aplikuar studentët, për të përfituar nga 100 euro, në kuadër të pakos së fundit të Qeverisë është hapur sot më 7 maj dhe do të zgjasë deri më 3 qershor.
Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike, duke plotësuar formularin me të dhënat personale. Në këtë LINK mund të aplikoni.
Më 12 prill Qeveria e Kosovës mori vendim që t’i ndajë nga 100 euro për pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit publik e privat dhe personave me skemë sociale si ndihmë.
Ndarja e këtyre të hollave do t’i kushtojë buxhetit shtetëror 100 milionë euro dhe përfshinë mbi 800 mijë qytetarë.
Njoftimi i plotë:
Hapet aplikimi për mbështetje prej 100 euro për studentë
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se ka hapur formën e aplikimit për mbështetje për studentët e niveleve Bachelor, Master e Doktoraturë.
Aplikimi është i hapur për të gjithë studentët aktivë dhe të rregulltë të cilët ndjekin studimet në ndonjërin prej institucioneve të akredituara publike apo private të arsimit të lartë në Kosovë. Aplikimi për mbështetje bëhet në mënyrë elektronike, duke plotësuar formularin me të dhënat personale.
Aplikimi për studentë të cilët janë shtetas të Republikës së Kosovës: https://ekosova.rks-gov.net/Services/SubService?service=358
Aplikimi për studentë të cilët nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës: https://ekosova.rks-gov.net/Public/360
Vlen të theksohet se të dhënat duhet të jenë të sakta dhe llogaria bankare duhet të jetë në emër të aplikuesit. Përndryshe, nëse të dhënat e plotësuara janë të pasakta, përfshirë numrin e llogarisë bankare, atëherë aplikuesi nuk do të mund të përfitojë nga subvencionimi.
Aplikimi për mbështetje nga kjo masë do të jetë i hapur nga data 7 maj 2022 deri më 3 qershor 2022.
Vëmendje: Studentët të cilët janë të punësuar dhe kanë aplikuar/përfituar si punëtorë të sektorit privat/publik nuk mund të përfitojnë sërish nga mbështetja.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Policia jep detaje për tragjedinë në Shëngjin: Dy pushues nga Kosova humbën jetën, tre po marrin trajtim mjekësor
Politike
Këto ishin rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Komunën e Suharekës
Ekonomi
Shahini kritikon kufizimin e ATK-së për pagesat kesh mbi dy mijë euro: tregon kush goditet më shumë
Politike
Blerim Kuçi prezanton platformën e tij politike, fton qytetarët të njihen me vizionin e tij
Politike
Abdixhiku nga Rahoveci: LDK po vjen me projekte, jo me propagandë
Politike
Bedri Hamza: Gratë janë forca e ndryshimit

