
Analistja Kimete Berisha ka thënë se nuk dëshiron që të bëhet deputete. Madje ajo përmes një shkrimi të publikuar në “Facebook”, ka treguar katër arsyet pse ajo as nuk do të kandidojë për këtë post, shkruan Gazeta Express.
Më tutje ajo tha se vetëm dy burra në politikë ia kanë ditur vlerën.
” Dy burra në politikë gjithmonë ma kanë ditur vlerën, dhe ata janë Albin Kurti dhe Hashim Thaçi, që të dy pa pushim më kanë afruar dhe më kanë vlerësuar”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë i saj:
Nuk dua të bëhem Deputete!
Ju nuk jeni lexues,
nuk jeni as miq,
nuk jeni as dashamirët e mi,
Ju, thënë më së thjeshti, jeni ‘shpëtimtarët e jetës sime’.
Dhe jeni si një ‘Ushtri e Dashurisë’, që më ruan nga vetmia dhe pikëllimi, nga mallëngjimi dhe zbrazëtia.
Tjetër gjë që unë ‘paguaj’ shtrenjtë për simpatinë tuaj.
E pse ju quaj ‘shpëtimtarë’, e di unë.
Unë nuk do të kandidoj për Deputete për 4 arsye:
1. Nuk e keni atë fat
2. S’ka Institucion më të degraduar se Kuvendi i Kosovës.
Niveli i ‘debatit’ është i ulët, primitiv dhe i turpshëm.
Çdo mbledhje e pijanecëve në kafenetë më të thella të fshatit dhe çdo bisedë halucinantësh në ‘Çmendinë’ ka nivel më të lartë dhe thellësi mendimi e ndjeshmërie më shumë se sa në Parlamentin e Kosovës;
3. Sepse jam e ngime (e ngopur) me gati çdo gjë (pa provuar gati asgjë).
4. Dialektika e të menduarit nuk ma lejon të jem e njëanshme, dhe të mendoj e analizoj me t’njofshëm.
Sepse nga kritikat e mia nuk e kursej as veten, lëre më partinë.
E vërteta nuk mund të jetë e njëanshme, prandaj shkrimi im është i të gjithë lexuesve, të të gjitha partive, pa përjashtim.
Dy burra në politikë gjithmonë ma kanë ditur vlerën, dhe ata janë Albin Kurti dhe Hashim Thaçi, që të dy pa pushim më kanë afruar dhe më kanë vlerësuar.
Në këto zgjedhje, hapur, e mbështes dhe me mish e me shpirt loboj për Albin Kurtin (LVV).
Jam që LVV dhe PDK të bëhen bashkë për inat të LDK-së.
P.S. Lutem me zemër për nanën Hyrë Thaçi.
Kur e mora lajmin që është sëmurë, m’u dhimbt në shpirt, dhe pyeta:
Pse more Zot këto nanat e komunistëve, këto ‘Jovankat’, me brusha, me punxha, me sheshira e me çanta të mbushura me pare dhe sekrete të errëta të kombit s’i gjen gjë…
Express
https://www.facebook.com/kimete.berisha/posts/3801110679926811
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Policia jep detaje për tragjedinë në Shëngjin: Dy pushues nga Kosova humbën jetën, tre po marrin trajtim mjekësor
Politike
Këto ishin rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Komunën e Suharekës
Ekonomi
Shahini kritikon kufizimin e ATK-së për pagesat kesh mbi dy mijë euro: tregon kush goditet më shumë
Politike
Blerim Kuçi prezanton platformën e tij politike, fton qytetarët të njihen me vizionin e tij
Politike
Abdixhiku nga Rahoveci: LDK po vjen me projekte, jo me propagandë
Politike
Bedri Hamza: Gratë janë forca e ndryshimit

