Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Kolgeci: Muharremaj u dorezua, po provon të bëhet populist

Anëtari i kryesisë së LDK-së dega në Suharekë ka reaguar pas thirrjes së kryetarit Muharremaj drejtuar qytetarëve që të vëzhgojnë dhe raportojnë punimet në teren.

Selman Kolgeci shkruan:

U Dorëzua, e pa realitetin që nuk ka ekip, apo,po përdorë populizëm?!!!

Thirrja e sotme e kreut të komunës sonë, për të dorëzuar mbikqyrjen e projekteve tek qytetarët flet shumë, flet për:

  • Dorëzimin e tijë,
  • Realitetit që ai nuk ka ekip të mirëfillt,
  • Populizmin që po provon ta përdorë në emër të mbikqyrjes së përbashkët(qytetarë/zyrtarë) të projekteve !
    Dorëzimi i tijë,

E kemi thënë disa herë që kjo qeverisje komunale ka dështuar në mbikqyrjen e projektëve, kujtojmë rastet kur nëpër rrugët me asfalt në territorin e Suharekës ka dalë bari përpara se në kopshtet e bujqëve tanë të dalin qepët!
Po ashtu posedojmë edhe fakte që vetë kreu i komunës së Suharekës e ka pranuar se cilësia e punimëve është larg standartëve ,citim i tij “ Nuk do të tolerojmë tash e tutje të ketë kësi punime” .

Realitetit që ai nuk ka ekip të mirëfillt,
Pamvarësisht se nga buxheti i komunës sonë në vitin 2019 kemi paguar jashtëligjshëm shuma të konsiderueshme të mjetëve për “expertë të jashtëm” ne kemi marrë shërbime që tani identifikohemi me to në tërë Kosovën kujtojmë këtu “Rrethin e Famshëm”.
Është dashtë të bëhet shkelje ligjore (injorim i listës së investimëve të aprovuar nga asambleja komunale “Mbikqyrja e Projektëve”) në mënyrë që të favorizohen bashkëpartiakët e tijë sa i përket realizimit të punimëve!

E fundit, por jo më pak e rëndësishme,

  • Populizmin që po provon ta përdorë në emër të mbikqyrjes së përbashkët(qytetarë/zyrtarë) të projekteve !,
    Qytetarët në vitin 2017 të kanë dhënë besimin për të qeverisur ju me “ekipin” tuaj, dhe tani ju po provoni ti ngarkoni qytetarët edhe me mbikqyrje të projektëve.
    Duke i njohur mirë qytetarët tanë e dijë që të gjithë pa dallim kontibojnë në secilën aktivitet që ju kërkohet, por , duke të njohur edhe ty mirë e dijë që ti nuk i dëgjon qfarë thonë ata por i përdorë për populizëm tani kur jemi pak muaj largë zhgjedhjeve lokale.
    Madje, Ju nuk ishit kaq të sjellshëm me disa qytetarë kur ja hapët derën duke i thënë që nuk kam kohë për ju!

Ju në shkurt të këtij viti me një sllogan(paqavër) promovonit punët me “PUNË E MIRË”

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara