Kolgeci: Na prij kryetar Shala, ti i pari – ne pas teje!


Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Suharekë, Selman Kolgeci, ka shprehur mirënjohjen dhe përkrahjen e tij për paraqitjen e kandidatit për kryetar të Komunës së Suharekës, dr. Ardian Shala, në debatin e mbrëmshëm.

Kolgeci ka vlerësuar qasjen e Shalës si dinjitoze, të matur dhe të mbështetur në program konkret, duke theksuar se ky nivel i debatit është ai që i bën krenarë qytetarët.

“Faleminderit kryetar Shala për nivelin e debatit, për përgjigj’jet e sakta, për shpalosjen e qartë të programit tonë qeverisës dhe për qëndrimin dinjitoz ndaj akuzave të pabaza nga disa kundërkandidat. Mbrëmë dhe jo vetëm mbrëmë na keni bërë krenarë me maturi në paraqitje, e me kualitetin e debatit”, ka shkruar ai.

Në mesin e projekteve që Shala shpalosi në debat janë: furnizimi me ujë të pijshëm, arsimi tërëditor fillimisht në 5 shkolla, përfundimi i unazave të qytetit, subvencionim i mirëfilltë në bujqësi, përfundimi i shkollave të mbetura në gjysmë, qyteti i mençur dhe i sigurt, infrastruktura rrugore, ndriçimi publik dhe kanalizimi, projekti ambicioz “Bjeshka dhe Qyteti” si dhe rishikimi i hartës zonale komunale.

Kolgeci ka theksuar se disa kundërkandidat nuk ofruan program të qartë, por tentuan të dështojnë debatin me fjalë të kota. Ai ka shtuar se marrëveshjet e tyre për bashkëqeverisje kanë rezultuar në keqqeverisje.

Ndërkohë, ai kritikoi kryetarin aktual Bali Muharremaj, duke thënë se për tetë vite nuk ka arritur të zgjidhë problemet elementare si: mungesa e ujit të pijshëm, kanalizimet, ndriçimi publik, vendvarrezat në Vraniq, shkollat moderne e komode për nxënësit dhe infrastruktura cilësore.

Asamblisti e përmbylli reagimin e tij me një mesazh të qartë përkrahës:

“Na prij kryetar Shala, ti i pari – ne pas teje!” ✌️


Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara