Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi do të përballet me rritje graduale të temperaturave gjatë ditëve në vijim.
Sipas parashikimeve për periudhën 25–29 qershor 2026, temperaturat pritet të rriten në të gjithë territorin e Kosovës.
IHMK-ja bën të ditur se rajoni i Dukagjinit pritet të regjistrojë valë të nxehti të nivelit 2, ndërsa pjesa tjetër e vendit kryesisht do të jetë në nivelin 1.
Qytetarëve u rekomandohet të shmangin ekspozimin e gjatë në diell, sidomos gjatë orëve më të nxehta të ditës, si dhe të konsumojnë ujë rregullisht.
Kujdes i shtuar këshillohet për të moshuarit, fëmijët, personat me sëmundje kronike dhe ata që punojnë në ambient të hapur.
Institucionet shëndetësore rekomandojnë që qytetarët të ndjekin këshillat për mbrojtje nga i nxehti dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore në rast të lodhjes së theksuar, marramendjes apo simptomave të tjera shqetësuese.
Burimi: Bota Sot / IHMK
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Politike
Arben Gashi kërkon zgjedhje të reja në LDK: Zgjidhja është lidership i ri
Diasporë
Alarm nga vapa në Zvicër: Gjeneva ndalon punët në diell, temperaturat pritet të arrijnë deri në 36°C
Sporti
Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe dhe prek zemrat e tifozëve: Ky klub është ndryshe
Suharekë
Eko Theranda pajiset me traktor dhe makineri të reja për mirëmbajtjen e hapësirave publike
Showbiz
Russell Crowe në rol shqiptar? Ylli i “Gladiatorit” vjen si Manco Kapak në filmin e ri
Kronikë
Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, rrokulliset një kamion

