Temperaturat e larta që po përfshijnë Zvicrën kanë bërë që autoritetet dhe ekspertët shëndetësorë të rikujtojnë qytetarët për masat bazike të mbrojtjes gjatë valëve të të nxehtit.
Personat më të rrezikuar janë të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe ata që punojnë për periudha të gjata në ambient të hapur.
Gjatë ditëve me temperatura të larta rekomandohet të pihet ujë rregullisht, edhe kur nuk ndihet etje, të shmanget ekspozimi i gjatë në diell dhe të kufizohen aktivitetet fizike në orët më të nxehta të ditës.
Ekspertët këshillojnë që shtëpitë të ajrosen në mëngjes herët ose në mbrëmje, ndërsa gjatë ditës dritaret dhe perdet të mbahen të mbyllura për të ruajtur freskinë brenda.
Po ashtu, rekomandohet veshje e lehtë, përdorimi i kapelës dhe syzeve të diellit, si dhe qëndrimi në vende të freskëta sa herë që është e mundur.
Nëse dikush përjeton marramendje, lodhje të pazakontë, dhimbje koke, të përziera ose konfuzion, duhet të largohet menjëherë nga nxehtësia, të pijë ujë dhe, në rast përkeqësimi, të kërkojë ndihmë mjekësore.
Kujdes i veçantë kërkohet edhe për fëmijët dhe të moshuarit që jetojnë vetëm. Familjarët këshillohen t’i kontaktojnë më shpesh gjatë këtyre ditëve për t’u siguruar se janë mirë dhe kanë qasje në ujë e freski.
Burimi: Albinfo.ch
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Politike
Arben Gashi kërkon zgjedhje të reja në LDK: Zgjidhja është lidership i ri
Diasporë
Alarm nga vapa në Zvicër: Gjeneva ndalon punët në diell, temperaturat pritet të arrijnë deri në 36°C
Sporti
Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe dhe prek zemrat e tifozëve: Ky klub është ndryshe
Suharekë
Eko Theranda pajiset me traktor dhe makineri të reja për mirëmbajtjen e hapësirave publike
Showbiz
Russell Crowe në rol shqiptar? Ylli i “Gladiatorit” vjen si Manco Kapak në filmin e ri
Kronikë
Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, rrokulliset një kamion

