Kosovari që vdiq në Lezhë dyshohet se humbi kontrollin e veturës për shkak të përgjumjes

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lezhë, ku humbi jetën shtetasi kosovar, Kadri Behluli nga fshati Mushtisht i Suharekës.

Sipas raportimit të Top Channel, dyshohet se viktima ka humbur kontrollin e automjetit si pasojë e përgjumjes gjatë drejtimit të mjetit.

“Familja po udhëtonte me automjet në aksin rrugor Lezhë–Milot. Burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet që drejtuesi i automjetit humbi kontrollin si pasojë e përgjumjes dhe u përplas me një kamion. Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i automjetit, shtetas nga Kosova, humbi jetën”.

Nga aksidenti mbetën të lënduar edhe djali i viktimës dhe motra e tij, të cilët po marrin trajtim mjekësor.

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara