Debati për buxhetin në mbledhjen e shtatë të Asamblesë Komunale të Suharekës për vitin 2026 është shoqëruar me tensione mes përfaqësuesve politikë.
Debati kishte nisur pas kritikave të asamblistit të LDK-së, Nexhat Ramadani, ndaj kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj. Në një moment, nga salla është dëgjuar një reagim “ka fituar”, duke iu referuar Muharremajt.
Pas kësaj, Ramadani ka reaguar duke thënë se fitore në të kaluarën kanë bërë edhe Hitleri dhe Millosheviqi, deklaratë e cila ka nxitur reagime të menjëhershme në sallë.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bexhet Kuqi, ka ndërhyrë duke thënë se një krahasim i tillë nuk duhet të bëhet.
I nervozuar ka reaguar edhe drejtori i Urbanizmit, Visar Kuqi, i cili ka thënë se një shqiptar nuk mund të krahasohet me Millosheviqin, duke pyetur pse nuk ishin përmendur figura tjera politike, si Edi Rama apo Albin Kurti.
Ramadani ka mohuar se ka bërë krahasim mes personave, duke sqaruar se kishte dashur të thoshte vetëm se edhe figura të tilla kanë fituar në zgjedhje. Debati ka vazhduar për disa minuta me tone të larta, ndërsa asamblisti i LDK-së ka kërkuar falje nëse deklarata e tij ka lënduar dikë.
Në përpjekje për ta qetësuar situatën, fjalën e ka marrë edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.
Për më shumë, ndiqeni videon më poshtë nga minuta e 46-të.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Basha: Raporti policor e përjashton gjendjen e rrugës si shkak të aksidentit tragjik në autostradë
Politike
LDK Suharekë reagon për debatin në Asamble: Po tentohet të shmanget vëmendja nga buxheti dhe raporti i auditimit
Suhareka
Bali Muharremaj fton qytetarët në Karnevalet Golden Eagle 2026 në Suharekë
Ekonomi
Shahini kritikon kufizimin e ATK-së për pagesat kesh mbi dy mijë euro: tregon kush goditet më shumë
Politike
LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
Lajme
Arrestohet punëtori “kanibal” i spitalit, hante trupat e vdekur të njerëzve

