Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i numërimit të votave që i takojnë votimit jashtë Kosovës, i cili është realizuar përmes postës gjatë periudhës 17 shtator – 11 tetor 2025.
Më 13 dhe 14 tetor, janë tërhequr pakot me fletëvotime që i përkasin Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale.
Tërheqja është bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme, si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë, pra gjithsej nga 23 kuti postare.
Nga këto janë tërhequr 33,841 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat janë nënshtruar procesit të vlerësimit dhe verifikimit për të konfirmuar nëse pakot janë dërguar nga votues të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.
Sipas të dhënave të shërbimit votues:
- 29,636 pako janë aprovuar;
- 3,977 pako janë refuzuar.
Arsyeja më e shpeshtë e refuzimit është mungesa e dëftesës së regjistrimit, dokumenti unik që KQZ ua dërgon votuesve të regjistruar. Vetëm ky dokument vërteton të drejtën e tyre për të votuar nga jashtë Kosovës. Në 3,660 raste, pikërisht kjo dëftesë ka munguar.
Për momentin, nuk është i njohur numri i saktë i fletëvotimeve që i përkasin zgjedhjeve për kryetarë komunash dhe atyre për kuvende komunale, pasi një votues kishte të drejtë të dërgonte nga një fletëvotim për secilin lloj zgjedhjesh.
Procesi i hapjes dhe numërimit të pakove do të kryhet nga ekipet e numërimit në ditët në vijim, ndërsa statistikat përfundimtare për çdo komunë do të publikohen pas përfundimit të këtij procesi.
Ky proces është pjesë e përpjekjeve të KQZ-së për të siguruar transparencë dhe integritet në numërimin e votave të diasporës, të cilat përbëjnë një pjesë të rëndësishme të procesit zgjedhor në Kosovë.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Policia jep detaje për tragjedinë në Shëngjin: Dy pushues nga Kosova humbën jetën, tre po marrin trajtim mjekësor
Politike
Këto ishin rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Komunën e Suharekës
Ekonomi
Shahini kritikon kufizimin e ATK-së për pagesat kesh mbi dy mijë euro: tregon kush goditet më shumë
Politike
Blerim Kuçi prezanton platformën e tij politike, fton qytetarët të njihen me vizionin e tij
Politike
Abdixhiku nga Rahoveci: LDK po vjen me projekte, jo me propagandë
Politike
Bedri Hamza: Gratë janë forca e ndryshimit

