Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Kurti: I hapëm 10 mijë vende të reja pune, ekonomia po dyfishohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pavarësisht situatës tejet të rëndë me rrymën në vend, ka vazhduar t’i thur lavde Qeverisë së tij duke thene se ka pasur rritje ekonomike.

Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se Kosova tashmë ka shumë më shumë të hyra nga ATK e Doganat.

“Të hyrat tatimore janë rritur në Kosovë, i kishim mbi 588 milionë të hyra tatimore nga Administrata Tatimore sivjet ndërkaq nga Doganat e Kosovës, i kemi të hyrat 1 miliardë e 320 milionë euro sivjet. Të hyrat tatimore janë për 26 për qind më të larta se viti paraprak, 12 për qind më të larta se sa viti 2019 dhe 28 për qind më të larta se viti 2018. Doganat janë mbi një të tretat më të larta se viti i kaluar, për 17.5 për qind më të larta se viti 2019 dhe për 21 për qind më të larta se viti 2018”, ka thënë Kurti.

Madje Kurti thotë se janë regjistruar edhe 10 mijë vende të reja pune.

“Pastaj kemi regjistruar diku rreth 10 mijë vende të reja pune, i kemi mbajtur 50 mbledhje si qeveri, me 458 vendime dhe gjithsej me 112 projektligje. Rritja ekonomike do të jetë dyshifrore, është interesant që tremujori i dytë i këtij viti kishte rritjen ekonomike 16.3 për qind ndërkaq tremujori i tretë i kishte 14.5 për qind. Eksportet janë rritur 60 për qind krahasuar me vitin e kaluar dhe madje 90 për qind krahasuar me vitin 2019 ndërkaq të hyrat buxhetore janë 30 për qind më të larta, që tregon se qytetarët kur e shohin një qeveri të pakorruptuar janë më shumë të gatshëm të paguajnë taksa dhe kontribute, ndërkaq kur kanë shpresë për të ardhmen po ashtu më shumë preferojnë të shpenzojnë se sa të kursejnë”, ka thënë ai.

“Këto janë shifra të një shteti i cili po avancon nga një bazë e ulët, mirëpo po ecën përpara dhe në kontrast me rrëfimin e pavërtetë të Serbisë se Kosova është një shtet i dështuar, qeveria jonë po tregon që edhe vlerat demokratike evropiane por edhe progresi shoqëror dhe ekonomik në Kosovë, jo vetëm se janë të mundura por tashmë po ngjajnë”, ka thënë Kurti.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara