Kurti priti bashkatdhetarët pa flamurin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme ka takuar bashkatdhetarët që kanë ardhur për pushime në Kosovë, transmeton Gazeta Sinjali.

Në këtë takim siç është bërë e ditur në njoftim, Kurti ka biseduar për katër muajt e qeverisjes së tij, ku njëkohësisht ka publikuar fotografi nga kjo ngjarje.

Ajo se çka bie në sy nga këto fotografi të publikuara është fakti se në ngjarjen “Lëvizja për Mërgatën”, ku kryeministri takoi bashkatdhetarët mungoi flamuri shtetëror i Kosovës.

Në fotografitë e postuara nga Lëvizja Vetëvendosje shihet vetëm flamuri kombëtar.

Postimi i plotë:

“Pa mërgatën nuk do të kishte pasur lëvizje dhe mërgata jonë është gjithnjë në lëvizje”, tha Kryeministri, njëherazi Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti dje në fjalën e tij hapëse në takimin me bashkatdhetarë. 

Në parkun e qytetit të rregulluar për ngjarjen “Lëvizja me Mërgatën” që mbahet çdo vit, pranë përplot mërgimtarëve që kishin ardhur të njiheshin e të bashkëbisedonin me deputetët, ministrat, dhe aktivistët tanë, Kryetari Kurti foli për të arriturat e qeverisjes që ai drejton ku veçoi luftimin e krimit dhe korrupsionit, dhe ekonominë që 5 mujorin e parë me qeverisjen e re ka shtuar qarkullimin për 15%, të hyrat doganore për 28%, të hyrat tatimore për 34%, dhe rritjen e eksporteve për 66%. Duke iu referuar politikës së emetimit të bonove për diasporën që vetëm në ditën e parë mblodhi një investim të diasporës prej 1 milionë euro, Kurti tha se mërgata përveç se motor për zhvillimin e jetës së qëndrueshme në vendin tonë tani po bëhet edhe motor i zhvillimit ekonomik të saj. 

Në fund, me referencë në muajt e parë të qeverisjes tonë që kanë treguar se shumëçka është e mundshme dhe shumëçka mund të bëhet më mirë në Kosovën tonë, Kurti kujtoi rëndësinë që ka regjistrimi dhe pjesëmarrja e mërgatës edhe në zgjedhjet lokale që po afrojnë. Bashkë është e mundshme dhe bashkë si gjithnjë, si përherë, ja dalim t’i jetësojmë ndryshimet për të cilat kemi nevojë e të cilat i duhen vendit.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara