Vendimi i djeshëm i qeverisë rreth subvencionimit të faturave të energjisë elektrike do të fillojë së zbatuari që nga ky muaj, pra nga shtatori.
Mirëpo, kush dhe si do të përfitojnë qytetarët nga kjo masë mbështetëse?
Kryeministri, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, kanë mbajtur dje një konferencë për media ku shpalosën pakon më të re ekonomike, në vlerë prej 150 milionë eurove, që do t’ju vijë në ndihmë qytetarëve në përballje me inflacionin dhe çmimet e larta të energjisë.
Përpos ndarjes së mjeteve për disa kategori, Kurti tha se në këtë masë përfshihet edhe subvencionimi i faturave të energjisë elektrike për qytetarët që kursejnë rrymën.
Sipas Kurtit e Muratit, ata që do të përfitojnë nga kjo masë, janë vetëm ata qytetarë që për shembull në muajt e ardhshëm do të shpenzojnë më pak energji elektrike sesa që kanë shpenzuar në muajt e njëjtë të vitit të kaluar.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se duke u nisur nga gjendja e rënduar me energjinë këtë vit, tani më shumë se kurrë është e domosdoshme të kursehet.
“Do t’i subvencionojmë ata që kursejnë energjinë elektrike. Për aq sa kursehet në raport me të njëjtin muaj të vitit paraprak ne do të subvencionojmë dyfish faturën”, tha Murati.
Ai e shpjegoi këtë subvencionim me një shembull të thjeshtë, ku theksoi se p.sh., nëse shtatorin e vitit të kaluar janë shpenzuar 1000 kilovatë orë, kurse në këtë shtator shpenzohen 900 kilovatë, mund të konsiderohet se është bërë kursim prej 10 për qind, ku për këtë 10 përqindsh, sipas tij, qeveria do ta subbvencionojë pastaj faturën e energjisë 20 përqind.
“Nga sot duhet të fillojmë të kursejmë. Këtu patjetër ka mënyra të ndryshme të kursimit. Për shembull nëse janë shpenzuar 1000 kilovatë orë vitin e shkuar dhe sivjet 900, mund të konsiderohet se është bërë kursim prej 10 për qind. Për këtë përqindje do ta mbështesim subvencionimin e faturës 20 për qind. Dyfishin e kursimit që e bëjnë qytetarët. Të gjithë qytetarët nuk kanë nevojë të aplikojnë pasi të dhënat janë në zyrën e rregullatorit”, shpjegoi Murati.
Në masën e subvencionimit të kursimit të energjisë, pritet të përfitojnë rreth 300 mijë familje në Kosovë. /Buletini Ekonomik
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Policia jep detaje për tragjedinë në Shëngjin: Dy pushues nga Kosova humbën jetën, tre po marrin trajtim mjekësor
Politike
Këto ishin rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Komunën e Suharekës
Ekonomi
Shahini kritikon kufizimin e ATK-së për pagesat kesh mbi dy mijë euro: tregon kush goditet më shumë
Politike
Blerim Kuçi prezanton platformën e tij politike, fton qytetarët të njihen me vizionin e tij
Politike
Abdixhiku nga Rahoveci: LDK po vjen me projekte, jo me propagandë
Politike
Bedri Hamza: Gratë janë forca e ndryshimit

