Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Kush shënoi më shumë e kush nuk e shijoi ende golin në Euro 2020 pas dy xhirove të para?

Dje (e shtunë) ka përfunduar edhe xhiroja e dytë e fazës së grupeve në Kampionatin Evropian, i cili ka sjellur jo pak befasi.

Pas dy xhirove të para, vetëm tri kombëtare kanë arritur të marrin pikët e plota, e gjithashtu janë kualifikuar në 1/8 e finales.

Bëhet fjalë për Italinë, Belgjikën dhe Holandën, që kanë shkëlqyer në dy xhirot e para të fazës së grupeve, shkruan Gazeta Express.

Pas dy xhirove të zhvilluara, Italia është ekipi që ka shënuar më së shumti gola, gjithsej gjashtë.

Pas “Azzurëve”, vijnë Belgjika, Holanda e Portugalia me nga pesë gola të shënuar.

Përveq që ka shënuar më së shumti gola, Italia është njëra nga tri kombëtaret që s’ka pësuar gol, duke e mbajtur portën e paprekur në këtë Evropian.

Pa pranuar gol pas dy xhirove janë edhe Anglia dhe Suedia.

Kurse, dy kombëtaret që nuk e kanë shijuar ende golin këtë Kampionat Evropian janë Turqia dhe Skocia. 

Fitorja më e thellë pas dy xhirove është 3:0, ndërsa ndeshja që prodhoi më së shumti gola ishte ajo e djeshmja mes Portugalisë dhe Gjermanisë që përfundoi 2:4. /Gazeta Express/

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara