Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Mbi 300 raste sivjet me kancer të gjirit, përfshirë 3 burra

Statistikat tregojnë se 1 në 8 gra preken nga kanceri i gjirit. Prandaj, është jetike informimi dhe ndërgjegjësimi për kontrolle. Të dhënat e regjistruara sivjet, nuk dallojnë shumë nga ato të vitit paraprak.

Në Klinikën e Onkologjisë këtë vit janë regjistruar mbi 300 raste me kancer të gjirit, 3 prej tyre janë burra.

Me fillimin e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, janë shtuar thirrjet për të gjitha vajzat dhe gratë për kujdes të shtuar dhe kontrolle mjekësore për të parandaluar këtë sëmundje.

Diagnostikimi i hershëm, sipas drejtorit të Onkologjisë, Ilir Kurtishi, e bën më të lehtë trajtimin.

“Shumica nga këta diagnostikohen për fat të mirë, mbi 50 për qind në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes gjë që e bën më të lehtë dhe më të suksesshëm trajtimin e kësaj sëmundjeje”, theksoi Kurtishi.

Statistikat tregojnë se 1 në 8 gra preken nga kanceri i gjirit. Prandaj, është jetike informimi dhe ndërgjegjësimi për kontrolle.  Të dhënat e regjistruara sivjet, nuk dallojnë shumë nga ato të vitit paraprak.

“Është një shenjë e mirë që këtë vit, për 9 muaj kemi regjistruar rreth 320-330 raste me kancer të gjirit, prej tyre janë 3 meshkuj, ky numër është i njëjtë me vitin 2024 dhe mbas këtij trendi ne mendojmë që edhe fundi i këtij viti do ta gjejë Kosovën me shifrat e njëjta pra të mos kalohet shifra prej 450-460 pacientëve të cilët për herë të parë kanë këtë sëmundje”, tha Kurtishi për RTK.

Kanceri i gjirit mbetet një sfidë serioze shëndetësore për gratë në të gjithë botën. Fushata gjatë gjithë tetorit ka për qëllim vetëdijesimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve që me vetëkontrolle e kontrolle të rregullta mund të bëjnë hapin e parë për shpëtimin e jetës.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara