Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ashpër ndaj bashkimit të forcave opozitare kundër kryeministrit Albin Kurti, duke i cilësuar ato si “Hajnat e Ligës së Parë dhe të Dytë” që po bashkohen jo për interesat e Kosovës, por për interesa të ngushta personale dhe klanore.
Në një postim të gjatë, Bajqinovci renditi një listë të gjatë me dhjetëra raste skandaloze dhe akte të rënda korruptive, që sipas tij e kanë karakterizuar periudhën e qeverisjes nga partitë që sot janë në opozitë. Ai i quajti vitet 2002-2020 si “performancën” e dy ligave, duke aluduar për periudhën kur PDK dhe LDK udhëhoqën me pushtetin vendor e qendror.
Lista përfshin raste të tilla si:
- Vjedhje në polici, përfshirë drogë, ar dhe pajisje të ndryshme nga dhomat e dëshmive,
- Skandale të mëdha korruptive si aferat Pronto, Grandi, Spitali, Shahini, Stenda, Toka,
- Privatizime të dyshimta, përfshirë KEDS-in, terminalet doganore dhe tokë publike,
- Dështime institucionale dhe marrëveshje të dëmshme, përfshirë demarkacionin, Zajednicën, gjykatën speciale, si dhe ligjin për amnistimin e kriminelëve serbë,
- Raste të rënda me përfshirje të zyrtarëve shtetërorë jashtë vendit, për trafikim, ngacmime seksuale e shkelje ligjore në ambasada,
- Dështime në përfaqësim dhe skandale morale, si falsifikimi i fotografive në Kuvend, kërcënime ndaj mediave dhe qytetarëve nga përfaqësues diplomatikë,
- Miliona euro të buxhetit të shpenzuara pa transparencë, në lobime të dështuara apo privatizime të dyshimta.
Deputeti i VV-së thekson se këto janë vetëm një pjesë e skandaleve të akumuluara ndër vite dhe se sulmet ndaj qeverisë Kurti nuk burojnë nga ndonjë shqetësim për vendin, por nga frika se drejtësia po u troket në derë.
“U bënë bashkë jo për Kosovën, por kundër Albin Kurtit!”, shkruan Bajqinovci, duke theksuar se rezistenca ndaj reformave të qeverisë aktuale buron nga një sistem i vjetër që po tenton të mbijetojë përmes sulmeve politike dhe manipulimit të opinionit publik.
Sipas tij, qytetarët e dinë të vërtetën dhe nuk do të lejojnë që ata që e kanë dëmtuar vendin për vite me radhë të rikthehen sërish në pushtet pa dhënë llogari për veprimet e tyre.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Policia jep detaje për tragjedinë në Shëngjin: Dy pushues nga Kosova humbën jetën, tre po marrin trajtim mjekësor
Politike
Këto ishin rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Komunën e Suharekës
Ekonomi
Shahini kritikon kufizimin e ATK-së për pagesat kesh mbi dy mijë euro: tregon kush goditet më shumë
Politike
Blerim Kuçi prezanton platformën e tij politike, fton qytetarët të njihen me vizionin e tij
Politike
Abdixhiku nga Rahoveci: LDK po vjen me projekte, jo me propagandë
Politike
Bedri Hamza: Gratë janë forca e ndryshimit

