Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Mërgimtari në Suharekë ankohet se iu pamundësua votimi në Kosovë

Sali Vata, i cili jeton në Gjermani ka thënë se i është pamundësuar që të ushtrojë të drejtën e votës. Ai ka thënë se këto ditë ka qëndruar për pushime në vendlindjen e tij, Suharekë, dhe se në zgjedhjet e 12 tetorit ka votuar përmes postës.

Por, ai e vlerëson të padrejtë që t’i pamundësohet votimi në Kosovë, meqë sipas tij ai është qytetar i këtij vendi. Ai për KosovaPress ka thënë se nuk ka pasur mundësi të ushtrojë të drejtën e votës, meqë i është thënë se nuk i lejohet që një gjë të tillë ta bëjë në Kosovë.

“Unë jam një mërgimtar, jetoj dhe veproj në Gjermani që 32 vjet, kemi aplikuar në rundin e parë të votojmë me postë, kemi votuar me postë. Tash prej të shtunës jam këtu, posta na ka kthyer para balotazhit tek të martën na ka ardhur, pushimin e kam prej të shtunës, këtu tentova të votojë jam në listën e votuesit, më dërguan në shkollën ‘Bajraktari’ të votojë me kusht, shkuan atje, telefonuan, biseduan, jo thanë nuk lejon sistemi të votosh. Kjo është një pakënaqësi ndaj neve mërgimtarëve, jo për mua si qytetar por kur më bëhet mua si qytetar, si mërgimtar. Tash ne si rasti im, e kam pushimin, ta humbi pushimin vetëm pse kam aplikuar me postë, e para. Dhe e dyta, nuk ka justifikim që mund të ketë parregullsi apo votohet dy herë”, ka thënë ai për KosovaPress.

Ai kërkon që të rregullohet një gjë e tillë, meqë konsideron se është e pamundur të manipulohet.

Në Suharekë kanë të drejtë vote mbi 69 mijë qytetarë, ndërkaq mbi tre mijë janë jashtë Kosovës. Gara në Suharekë në këtë balotazh të zgjedhjeve lokale zhvillohet mes Bali Muharremajt të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Ardian Shalës së Lidhjes Demokratike të Kosovës./Kosovapress/

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara