Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Mesohet data e balotazhit për kryetarë komunash

Balotazhi për kryetarë komunash më 9 nëntor

Partitë politike po vazhdojnë fushatën elektorale për zgjedhjet lokale, derisa kanë mbetur pak më shumë se dy javë nga dita kur qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit për t’i zgjedhur kryetarët e komunave e këshilltarët komunal që do t’i përfaqësojnë ata në katër vitet e ardhshme.

Nuk dihet se në sa komuna ky 12 tetor do t’i japë vulë procesit zgjedhor, pasi bazuar në historinë elektorale të Kosovës, shumë prej tyre i janë nënshtruar raundit të dytë apo balotazhit.

Katër vjet më parë, në zgjedhjet lokale të vitit 2021, vetëm 17 komuna nga 38 sa janë në total kishin zgjedhur kryetarët në raundin e parë, ndërkaq raundi i dytë ishte mbajtur në 21 komuna të tjera apo për rreth 67% të votuesve.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, katër javë pas votimeve të 12 tetorit, do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, e që sipas kalendarit i bie të jetë data 9 nëntor 2025, ligj i cili ka mbetur i njëjtë që kur u miratua në 2008-ën, dhe rrjedhimisht e njëjtë ka mbetur edhe mënyra e zgjedhjes së kryetarëve dhe anëtarëve të Kuvendeve Komunale.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka shpjeguar për RTKLive se Ligji për Zgjedhjet Lokale nuk i është nënshtruar reformës zgjedhore, ashtu siç ka ndodhur me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, prandaj disa çështje që janë të përcaktuara në këtë ligj, mbesin të njëjta, si në zgjedhjet e kaluara.

“Mënyra e votimit dhe zgjedhjes së Kryetarit të Komunës është e njëjtë, si në zgjedhjet e mëhershme. Secili kryetar i komunës zgjidhet drejtpërdrejt nga votuesit e komunës, ku janë të regjistruar. Në fletëvotim, votuesi duhet të votojë vetëm njërin nga kandidatët për kryetar të komunës. Kandidati zgjidhet kryetar i komunës nëse fiton 50%, plus një votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë”, shpjegoi Elezi.

Më tej, ai sqaroi se çfarë ndodhë nëse asnjëri nga kandidatët nuk arrijnë të fitojnë “50%, +1 votë të numërimit të përgjithshëm të votave të vlefshme”.

“Nëse kjo nuk arrihet, atëherë pas katër javësh organizohet rundi i dytë mes dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme. Kandidati, i cili fiton shumicën e votave në rrethin e dytë zgjidhet kryetar i komunës”, tha Elezi.

Të drejtë vote në zgjedhjet lokale në 38 komuna të vendit do të kenë 2 milionë e 69 mijë e 98 votues. Prej tyre, 43 mijë e 993 janë votues prej jashtë shtetit.

Për këta të fundit, dy ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka nisur 44 mijë pako me fletëvotime për zgjedhjet lokale të 12 tetorit për votuesit e regjistruar në disa shtete dhe, sipas tyre, shërbimet postare po i përcjellin te votuesit e regjistruar në adresat e dhëna prej tyre gjatë procesit të regjistrimit.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara