Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka vënë në qendër të vëmendjes së tij shërbimin mjekësor shtëpi-më-shtëpi, një projekt që, sipas tij, ka sjellë ndryshim të dukshëm në jetën e qytetarëve në nevojë – veçanërisht të moshuarve dhe të vetmuarve.
Në një intervistë për emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Muharremaj theksoi se ky projekt ka hyrë tashmë në vitin e tetë të zbatimit, dhe se rreth 5,000 vizita mjekësore në vit realizohen nga dy ekipe të përbëra nga mjekë dhe infermierë.
“Është një projekt shumë i mirë, diku viti i tetë që vazhdon. Diku i kemi pesë mijë vizita në vit. I ndihmojmë njerëzit në nevojë, njerëz të moshuar. I vizitojnë çdo ditë, i pastrojnë, i rregullojnë, ua japin ndihmën e parë, infuzione – krejt çka kanë nevojë,” u shpreh ai.
Por Muharremaj nuk ndalet me kaq. Ai paralajmëroi një projekt më të zgjeruar, që shkon përtej shërbimeve shëndetësore dhe prek aspektin emocional dhe social të përkujdesjes.
“Do të shkojmë t’i gjejmë disa infermierë me u çu kafe, me ua pastru rrobat, me shku nëpër lokale me ble, me i furnizu, mos me i lënë të vetmuar.”
Kryetari i Suharekës theksoi se kjo nismë nuk lidhet vetëm me aspektin financiar, por me ndjenjën e mirënjohjes dhe detyrimit njerëzor ndaj brezave që kanë ndërtuar këtë shoqëri.
“Nuk janë ndonjëherë në pyetje veç paratë, por është në pyetje me i mbrojtë ata njerëz që na kanë rritë, na kanë shkolluar, na kanë krenuar – dhe na duhet me u kujdesë më shumë për ta.”
Ky projekt shihet si një ndër nismat më humane të qeverisjes lokale në Suharekë, që synon jo vetëm kujdes shëndetësor, por edhe përfshirje sociale dhe dinjitet për të moshuarit, duke u bërë model për komuna të tjera në vend.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Policia jep detaje për tragjedinë në Shëngjin: Dy pushues nga Kosova humbën jetën, tre po marrin trajtim mjekësor
Politike
Këto ishin rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Komunën e Suharekës
Ekonomi
Shahini kritikon kufizimin e ATK-së për pagesat kesh mbi dy mijë euro: tregon kush goditet më shumë
Politike
Blerim Kuçi prezanton platformën e tij politike, fton qytetarët të njihen me vizionin e tij
Politike
Abdixhiku nga Rahoveci: LDK po vjen me projekte, jo me propagandë
Politike
Bedri Hamza: Gratë janë forca e ndryshimit

