Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin është mbajtur një mbrëmje letrare në kuadër të “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”.
Aktiviteti i ditës së gjashtë iu kushtua promovimit të librave “Qetësi e prishur” të autorit Bekim Blaku dhe “Hije kujtimesh” të aktorit e shkrimtarit Çun Lajçi.
Mbrëmjen e hapi ambasadori Faruk Ajeti, i cili theksoi rëndësinë e kulturës dhe letërsisë si urë lidhëse mes popujve dhe si mënyrë për promovimin e identitetit të Kosovës jashtë vendit.
Gjatë aktivitetit pati edhe vështrime letrare për veprat e prezantuara. Dibran Demaku foli për krijimtarinë e Çun Lajçit, ndërsa gazetari dhe publicisti Hajriz Mamaj prezantoi një analizë për romanin “Qetësi e prishur”.
Përveç diskutimeve, të pranishmit patën mundësi të dëgjojnë fragmente të zgjedhura nga librat, duke u njohur më afër me temat dhe mesazhet që sjellin autorët.
“Java e Kulturës së Kosovës në Berlin” po shërben si një hapësirë e rëndësishme për prezantimin e artit, letërsisë dhe kulturës kosovare para publikut në Gjermani.
Burimi: Albinfo.ch
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Diaspora
Nga Prizreni në Vjenë: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij pulmologjike në Austri
Aktualitet
Vetaksident në sheshin e Suharekës pas natës së parë të Karnavalit Golden Eagle
Suhareka
Guri i Dellocit dhe Bjeshka e Bukoshit, pasuria malore e Suharekës që pret më shumë vëmendje
Sporti
Uta Ibrahimi në krye të një ekspedite të veçantë në Himalaje
Kulturë
Kori “Okarina” çon zërin e Kosovës në skenat e Gjermanisë
Ekonomi
20 vjet Vali Ranch: nga investim i diasporës në destinacion turistik në Kosovë

