Një grua 71-vjeçare është gjetur pa shenja jete pasi kishte rënë në një bunar në fshatin Koshare të Ferizajt.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen” Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Sot rreth orës 13:00 stacioni policor në Ferizaj ka pranuar një informatë se një person i gjinisë femërore kishte rënë në një pus (bunar) ne fshatin Koshare. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policët e stacionit, hetuesit dhe krim-teknikët rajonalë. Një njësi e Brigadës së zjarrëfikësve ka ndërhyrë aty dhe kanë nxjerrë trupin nga pusi. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i Emergjencës së Ferizajt, të cili kanë konstatuar vdekjen e viktimës , femër, 71 vjeçe. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore. Rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen” Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për kryerjen e autopsisë”, tha Veseli për Reporteri.net.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Kthesë e madhe në Botëror: FIFA fal Balogun, luan ndaj Belgjikës
Sport
FC Ballkani prezanton Erlis Xhemajlin si përforcim të ri
Kulturë
Sukses shqiptar në Gjermani: filmi i Visar Morinës shpërblehet në Festivalin e Mynihut
Diasporë
80 vjet nga nisja e ndërtimit të Aeroportit të Cyrihut: një histori që prek edhe diasporën shqiptare
Kosovë
Alarm nga flakët në Viti: era e fortë rrezikon përhapjen e zjarrit
Politike
Çështja e gazit amerikan rikthehet në debat: Joseph paralajmëron pasoja nga refuzimi

