Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Nis fushata zgjedhore në Suharekë: katër kandidatë garojnë për të parin e Komunës(Video)

Sot ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, ndërsa katër kandidatë garojnë për postin e kryetarit të Komunës së Suharekës.

Bali Muharremaj, kandidati i AAK-së, hapi fushatën nga Poligoni Sportiv në qytet, ku para simpatizantëve dhe kandidatëve për Asamblenë Komunale të partisë, theksoi se gjatë tetë viteve qeverisje janë realizuar projekte të rëndësishme në infrastrukturë, shëndetësi, arsim, kulturë dhe sport. Ai premtoi se mandati i ardhshëm do të fokusohet në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe realizimin e projekteve madhore.

Nga sheshi i qytetit, Ardian Shala i LDK-së, prezantoi vizionin e tij për një qeverisje të mirë, duke vënë theksin në zhvillimin ekonomik dhe projektet infrastrukturore. Shala paralajmëroi ndërtimin e teleferikut dhe një linje tramvaji që do ta lidhë qytetin me bjeshkët, si dhe investime të thella në arsim e shëndetësi, me synimin që shkolla “7 Marsi” të bëhet institucion model me mësim të plotë ditor.

Kandidati i LVV-së, Hamdi Bytyqi, e nisi fushatën në Prishtinë, ku Lëvizja Vetëvendosje organizoi tubimin qendror për të gjithë kandidatët e saj nga komuna të ndryshme. Në sheshin “Skënderbeu” u bë edhe prezantimi i tij si pretendent për kryetar të Suharekës.

Ndërkohë, nga kandidati i PDK-së, Dardan Berisha, ende nuk ka pasur një njoftim zyrtar në rrjete sociale lidhur me hapjen e fushatës.

Në këto zgjedhje lokale në Suharekë garojnë gjashtë subjekte politike, ndërsa gara për kryetar zhvillohet mes katër kandidatëve. Ditët në vijim pritet të sjellin premtime e programe konkrete për qytetarët e Suharekës, të cilët më 12 tetor do të vendosin për drejtimin e ardhshëm të komunës./RadioVala

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara