Oda Amerikane: Energjia vendore duhet të jetë prioritet kombëtar për Kosovën

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka kërkuar që zhvillimi i kapaciteteve të reja energjetike vendore të trajtohet si prioritet kombëtar.

Në një reagim publik, Oda Amerikane ka shprehur shqetësim për orientimin e politikës energjetike në vend, duke vlerësuar se Kosova duhet të fokusohet më shumë në prodhim vendor dhe më pak në varësi nga importi i energjisë elektrike.

Sipas Odës, çështja kryesore nuk është vetëm nëse Kosova mund të importojë energji nga vendet fqinje, por nëse duhet të vazhdojë të mbështetet në energji të gatshme nga jashtë apo të investojë në kapacitete të reja brenda vendit.

Oda Amerikane vlerëson se rritja e prodhimit vendor do ta forconte sigurinë energjetike, konkurrueshmërinë ekonomike dhe pavarësinë strategjike të Kosovës.

Në komunikatë theksohet se çdo megavat i prodhuar në Kosovë ndihmon në uljen e varësisë nga tregjet rajonale dhe krijon më shumë stabilitet për qytetarët dhe bizneset.

Oda përmend edhe përvojën e krizës energjetike në Evropë pas agresionit rus në Ukrainë, duke theksuar se shtetet me kapacitete të mjaftueshme prodhuese ishin më të mbrojtura nga goditjet e tregut.

Sipas saj, përfshirja e Kosovës në infrastrukturën rajonale të gazit LNG amerikan mund të jetë një nga zgjidhjet më të shpejta dhe më të favorshme ekonomikisht për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese.

Oda Amerikane propozon një qasje të dyfishtë: zhvillimin e kapaciteteve me bazë LNG për nevojat afatshkurtra dhe afatmesme, ndërsa paralelisht të vazhdojë vlerësimi i opsioneve afatgjata për shfrytëzimin e burimeve vendore.

Në fund, institucioni thekson se politikat energjetike duhet të maten jo vetëm me koston fillestare, por edhe me aftësinë për të garantuar furnizim të sigurt, çmime të qëndrueshme dhe prodhim vendor të energjisë.

A duhet Kosova të investojë më shumë në prodhim vendor të energjisë? Na shkruani mendimin tuaj në Facebook.

Burimi: Sinjali

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara