Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Organizatat e dala nga lufta: S’do të rrimë duarkryq nëse s’konstituohen institucionet

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së u bëjnë thirrje të gjitha partive politike, veçanërisht partisë së parë, që urgjentisht të gjejnë zgjidhje për konstituimin e institucioneve, raporton Ekonomia Online.

Gazmend Syla nga Organizata e Veteranëve të Luftës, në konferencë për media, tha se 48 tentimet e dështuara për konstituim tregojnë mungesë të vullnetit politik për zgjidhje.

“Organizata e Veteranëve të Luftës, Shoqata e Invalidëve të Luftës, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, apo kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së po e ndjekin me shqetësim të madh ngërçin e krijuar rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Kjo situatë e krijuar së fundmi, ku janë bërë 48 tentime për konstituim, tregon qartë se partitë politike nuk kanë vullnet të sinqertë për të gjetur një zgjidhje dhe për të dalë nga ky bllokim institucional”, tha Syla.

Ai kujtoi se Gjykata Kushtetuese ka caktuar afatin përfundimtar për konstituim më 26 korrik 2025 dhe paralajmëroi se mosrespektimi i këtij vendimi përbën shkelje të Kushtetutës.

“Ne si kategori të dala nga lufta e UÇK-së u bëjmë thirrje të gjitha partive politike, me theks të veçantë partisë së parë që ka dalë fituese në zgjedhjet e fundit parlamentare, që urgjentisht të gjejnë zgjidhje për konstituimin e institucioneve, sepse kjo situatë është e papranueshme për ne si kategori të dala nga lufta. Gjykata Kushtetuese, si organi më i lartë juridik në vend, ka dhënë një vendim të qartë: Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet deri më 26 korrik 2025. Moszbatimi i këtij vendimi përbën shkelje të drejtpërdrejtë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ne nuk po kërkojmë privilegje. Ne nuk po kërkojmë favore politike. Ne po kërkojmë vetëm një gjë: zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha ai.

“Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq nëse nuk ka reflektim”, tha Syla, duke shtuar se Kosova është ndërtuar me gjak dhe nuk do të lejohet që kjo sakrificë të nëpërkëmbet.

“Nëse ky vend nuk funksionon mbi bazën e Kushtetutës, atëherë për çfarë kemi luftuar ne? Nëse institucionet nuk respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, atëherë kush tjetër duhet t’i respektojë ato para tyre? Shteti nuk mund të mbahet peng nga asnjë individ, qoftë ai edhe Kryeministër. Nëse deri më 26 korrik nuk ka reflektim nga partitë politike për ta zgjidhur këtë situatë, ne si kategori të dala nga lufta e UÇK-së nuk do të qëndrojmë duarkryq. Kosova është ndërtuar me gjakun e bijve dhe bijave më të mirë të këtij populli, dhe ne nuk do ta lejojmë askënd të nëpërkëmbë këtë sakrificë”, shtoi ai.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara