Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Organizatat e dala nga lufta “sfidojnë” partitë politike në Suharekë: Ja çfarë kërkojnë!

Në kulmin e fushatës zgjedhore, Organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Suharekë – OVL-UÇK, Shoqata e Invalidëve të Luftës dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve – kanë dalë me një deklaratë drejtuar subjekteve politike dhe opinionit publik.

Në këtë deklaratë, përfaqësuesit e këtyre kategorive theksojnë obligimin moral dhe shoqëror që institucionet lokale të tregojnë mbështetje konkrete dhe dinjitetshme për ta, duke rikujtuar se sakrifica e dëshmorëve dhe kontributi i veteranëve e invalidëve janë themelet mbi të cilat është ndërtuar liria e vendit.

Kërkesat kryesore

Organizatat kërkojnë nga të gjitha subjektet politike në Komunën e Suharekës:

  1. Sigurimin e një objekti të përhershëm dhe adekuat për zhvillimin e veprimtarisë së organizatave.
  2. Mbështetje të rregullt financiare për funksionimin dhe organizimin e aktiviteteve përkujtimore, kulturore dhe edukative.
  3. Prioritet në punësim dhe programe të veçanta për bijtë e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës.
  4. Përkujdesje për trashëgiminë e luftës, duke ngritur dhe mirëmbajtur memorialet e Luftës Çlirimtare.
  5. Përfshirje aktive në mekanizmat këshillues të komunës, për çështjet që lidhen drejtpërdrejt me kategoritë që ata përfaqësojnë.

Thirrja ndaj subjekteve politike

Organizatat kërkojnë që partitë të paraqesin publikisht ofertat dhe zotimet e tyre për këto kategori, duke u bërë thirrje që të mos mjaftohen vetëm me deklarata emocionale gjatë fushatës, por të shfaqin veprime konkrete dhe të zbatueshme.

Në fund, deklarata rikujton se respektimi i dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së është detyrim moral, shoqëror dhe institucional, të cilin duhet ta mbajë çdo udhëheqje komunale.


Me respekt,
Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së – Dega në Suharekë
Kryetari: Sejdi Elezi

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara