Në kulmin e fushatës zgjedhore, Organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Suharekë – OVL-UÇK, Shoqata e Invalidëve të Luftës dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve – kanë dalë me një deklaratë drejtuar subjekteve politike dhe opinionit publik.
Në këtë deklaratë, përfaqësuesit e këtyre kategorive theksojnë obligimin moral dhe shoqëror që institucionet lokale të tregojnë mbështetje konkrete dhe dinjitetshme për ta, duke rikujtuar se sakrifica e dëshmorëve dhe kontributi i veteranëve e invalidëve janë themelet mbi të cilat është ndërtuar liria e vendit.
Kërkesat kryesore
Organizatat kërkojnë nga të gjitha subjektet politike në Komunën e Suharekës:
- Sigurimin e një objekti të përhershëm dhe adekuat për zhvillimin e veprimtarisë së organizatave.
- Mbështetje të rregullt financiare për funksionimin dhe organizimin e aktiviteteve përkujtimore, kulturore dhe edukative.
- Prioritet në punësim dhe programe të veçanta për bijtë e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës.
- Përkujdesje për trashëgiminë e luftës, duke ngritur dhe mirëmbajtur memorialet e Luftës Çlirimtare.
- Përfshirje aktive në mekanizmat këshillues të komunës, për çështjet që lidhen drejtpërdrejt me kategoritë që ata përfaqësojnë.
Thirrja ndaj subjekteve politike
Organizatat kërkojnë që partitë të paraqesin publikisht ofertat dhe zotimet e tyre për këto kategori, duke u bërë thirrje që të mos mjaftohen vetëm me deklarata emocionale gjatë fushatës, por të shfaqin veprime konkrete dhe të zbatueshme.
Në fund, deklarata rikujton se respektimi i dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së është detyrim moral, shoqëror dhe institucional, të cilin duhet ta mbajë çdo udhëheqje komunale.
Me respekt,
Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së – Dega në Suharekë
Kryetari: Sejdi Elezi

Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Policia jep detaje për tragjedinë në Shëngjin: Dy pushues nga Kosova humbën jetën, tre po marrin trajtim mjekësor
Politike
Këto ishin rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Komunën e Suharekës
Ekonomi
Shahini kritikon kufizimin e ATK-së për pagesat kesh mbi dy mijë euro: tregon kush goditet më shumë
Politike
Blerim Kuçi prezanton platformën e tij politike, fton qytetarët të njihen me vizionin e tij
Politike
Abdixhiku nga Rahoveci: LDK po vjen me projekte, jo me propagandë
Politike
Bedri Hamza: Gratë janë forca e ndryshimit

