Osmani për afganët: Treguam se i kemi hapur jo vetëm dyert, por edhe zemrat tona

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për medie pas ardhjes së rreth 100 refugjatëve afganë në Kosovë.

Ajo ka thënë se të ardhurit janë ish të punësuarit e aleatëve në Afganistan dhe familjarë të tyre.

“Treguam se i kemi hapur jo vetëm dyert, por edhe zemrat tona. Si njerëz që kemi qenë viktima të pushtetit gjenocidal i kuptojmë çfarë do të thotë të ikësh nga shtëpia jote. Do të bashkëpunojmë me aleatët në mënyrë që kjo tragjedi paqësore të pakësohet dhe në mënyrë që ata të ndihen më të sigurt”, ka thënë ajo.

Refugjatë të tjerë pritet të mbërrijnë në vend, ndërkohë që Ministri i Brendshëm ka deklaruar se Kosova mund të presë deri në 2 mijë refugjatë afganë.

SHBA-të kanë shprehur falënderimin e tyre për pritjen që u bëhet refugjatëve nga Kosova dhe Shqipëria.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara