Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Partitë politike të gatshme për zgjedhje të parakohshme

Situata e krijuar rreth formimit të institucioneve të reja ka shtuar diskutimet për mundësinë e zgjedhjeve të reja parlamentare si zgjidhje për të dalë nga kriza institucionale. Në Lëvizjen Vetëvendosje, shprehën të gatshëm për zgjedhje të parakohshme por nuk i shohin si opsion.

Deputeti i kësaj partie, Halil Thaçi tha se VV-ja e ka primatin dhe kohën për formimin e Qeverisë së re por që edhe partitë e tjera duhet të kontribuojnë.

“Lëvizja Vetëvendosje është gjithmonë e gatshme për zgjedhje. Me një rezultat të tillë siç e kemi në zgjedhjet e 9 shkurtit me mbi 43 për qind nuk ishte dashur të shkohet në zgjedhje. Sigurisht që subjektet e tjera që kanë fituar më pak vota duhet ta din dhe të kontribuojnë në krijimin e institucioneve prandaj shihet qartë që VV-ja e ka primatin dhe kohën për të formuar qeverinë”, deklaroi ai.

Të gatshëm për zgjedhje të parakohshme shprehen edhe në LDK ndonëse siç thonë nuk i përkrahin ato.

Deputeti i kësaj partie Krenar Xhaferi tha se në situatën aktuale vendi më shumë po shkon kah zgjedhjet e parakohshme gjë që s’do të duhej të ndodhte.

“Nuhatja po shkon drejt zgjedhjeve por realisht s’duhet të jetë e tillë. Kemi kaluar një proces zgjedhor dhe një proces tjetër do të ishte pothuajse me rezultat të njëjtët me më pak vota për VV-në si dhe prapë do të duhej marrëveshje politike. Në logjikë s’ka nevojë për zgjedhje por situata në të cilën jemi bllokuar mund të sjell zgjedhje. Ne si LDK jemi të gatshëm çdo herë për zgjedhje por s’i përkrahim në logjikë pasi i pari duhet të ketë pjekuri politike dhe ë arrihet një marrëveshje”, tha Xhaferi.

Të gatshëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare janë shprehur edhe partitë e tjera bazuar në bllokadën e krijuar për formim të institucioneve tash pesë muaj.

Kuvendi i Kosovës është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth konstitumit të tij ose jo, derisa aktualisht është në fuqi masa e përkohshme e gjykatës e cila ndalon çdo veprim të deputetëve si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje fitoi shumicën e votave por megjithatë jo numrin e mjaftueshëm sa për t’i formuar si e vetme institucionet e reja.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara