Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Ramiz Lladrovci i gatshëm për debat publik: “Ballafaqim në çdo medium, sidomos në VOX Kosova”


Kandidati për kryetar të Drenasit nga subjekti PDKRLL (Për Drenasin Kampion Ramiz Lladrovci), Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se është i gatshëm për debat me panelistë në çdo medium televiziv, duke përmendur si përparësi një ballafaqim në VOX Kosova.

Në reagimin e tij, Lladrovci është shprehur se është i hapur për diskutime rreth çështjes së përgjimeve dhe pronës në qendër të Drenasit, duke sqaruar se interesimi i tij ka qenë gjithmonë në kuadër të përgjegjësive ligjore.

“Jam i gatshëm të jap të gjitha sqarimet se kam vepruar në kuadër të përgjegjësive që mi jep ligji, ndërsa gjuha e përdorur, e pranoj, nuk ishte diplomatike,” – ka thënë Lladrovci.

“Asnjë interes personal në pronën e Komunës”

Lladrovci ka potencuar se audioincizimi i publikuar dëshmon se ai ka pasur synim të krijojë kushte më të favorshme për investitorët e mundshëm, duke siguruar përfitim për komunën.

Sipas tij, komuna do të kishte përfituar mbi 27% të sipërfaqes ose mbi 10.000 m², ndërkohë që nuk është thënë apo menduar ndonjë përfitim personal.

“Interesi im si kryetar ka qenë të bëj ngritjen e vlerës së asaj prone, ta bëj sa më atraktive për investitorët potencial, në interes publik, me përfitime për komunën, punësime të reja dhe tatime në mbi 40.000 m² pronë,” ka shtuar ai.

Përplasja me asamblistët e PDK-së

Kryetari aktual i Drenasit tha se kishte synuar të bindë pesë asamblistët e PDK-së (Labinotin, Arigonin, Hamitin, Bekimin dhe Ndriçimin), të cilët sipas tij ishin kundër dhënies së pronës në shfrytëzim.

Megjithatë, Lladrovci theksoi se prona në fjalë nuk ka hyrë në procesin e ofertimit, pasi vendimi do të duhej të miratohej nga Kuvendi i Komunës.

Ftesë për ballafaqim publik

Në fund, ai u bëri thirrje panelistëve e kundërshtarëve politikë që të përballen në debate publike, duke e cilësuar këtë si mënyrën më të mirë për të hedhur poshtë “shantazhin e lidhur ngushtë me fushatën dhe humbjen e pandalshme të oponentëve”.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara