Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Rashiq: Politika e Kurtit është në dobi të serbëve

Kryetari i Partisë Demokratike Progresive (PDS), Nenad Rashiq, thotë ideja e kandidatit për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, për dialog  nga poshtë me serbët lokal është e vetmja mundësi që mund të ketë sukses.

Ai thotë se për këtë gjë Kurti ka kapacitet dhe beson se do të ketë sukses. Rashiq në një intervistë për Ekonomia Online, është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë për dialogun me serbët lokal,  duke thënë se me Kurtin  dhe Osmanin kanë komunikim të mirë.

Ai thotë se në mesin e politikave të Kurit më të cilat pajtohet është edhe çështja e sundimit të ligjit, që Kurti e ka si shtyllën e parë të prioriteteve.

“Unë kam përkrahë shumë herë politikën që ndjek z. Kurti sepse ka do elemente që sipas meje janë në dobi të serbëve dhe të gjitha komuniteteve. Dhe ajo është dialogu që është përmendur shumë herë që duhet të niset prej poshtë, dhe unë e kuptoj dhe e di që kjo është mënyra e vetme e cila mund të ketë sukses. Po ashtu kemi simpati të madhe për shtyllën e parë të planifikimeve ose caqeve strategjike dhe ajo është zbatimi i ligjit”, ka thënë Rashiq.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosoës dhe ish- ministri, ka folur edhe për pretendimet e disa politikanëve nga komuniteti boshnjak dhe ai egjiptian lidhur me manipulimin e votave nga Lista Serbe.

Ai ka thënë se manipulimi i votave nga Lista Serbe ka ndodhur në ç’do proces zgjedhor, duke shtuar se institucionet e Kosovës kanë neglizhuar faktet që ka paraqitur.

“Në çdo proces parazgjedhor i kemi informuar çfarë ka me ndodh në çfarë forme, pas çdo procesi paszgjedhor kemi pasur dëshmitarë që kanë treguar se në çfarë forme ka ndodhur dhe asnjë veprim s’ka ndodhur në këto vitet e fundit”.

“S’do te kishim pas këto probleme sikur institucionet të ishin të gatshme ta zbatojnë procesin zgjedhjeve demokratike. Ky është problemi kryesorë. Unë ka folur disa herë për këtë metodë dhe ne po mbijetojmë për tetë vite e cila po u ndodh tash komuniteteve tjera, boshnjak, egjiptian dhe romë”, ka thënë Rashiq.

Sipas tij, me manipulimin e votave që ka ndodhur po rrezikohet përfaqësimi i drejtë i të gjitha komuniteteve në Kuvend.

“Absolutisht po, sa kom mund  me kuptuar po rrezikohet përfaqësimi i komuniteteve, por edhe rrezikon që në mënyrë afatgjate, ç’do herë tjetër mund të kemi të njëjtin manipulim.

Ne kemi tash përfaqësim jo adekuat të serbëve në parlamentin dhe qeverinë  Kosovës, dhe po ashtu mund të ndodhë edhe me boshnjakët romët dhe ashkalitë, sepse nuk do të jenë të zgjedhur nga komuniteti, por të dirigjuar të cilët s’po punojnë në mënyrë konstruktive por në të kundërtën. qartë”, është shprehur Rashiq, për EO.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara