Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Selman Kolgeci nuk do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme lokale

Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Suharekë, Selman Kolgeci, ka bërë të ditur se në zgjedhjet e ardhshme lokale nuk do të rikandidojë për një mandat të ri në Kuvendin Komunal. Ky vendim, sipas tij, është i mirëpeshuar dhe ka për qëllim t’i hapë rrugë brezit të ri në politikë.

Në një njoftim publik, Kolgeci ka falënderuar të gjithë qytetarët dhe bashkëpunëtorët që e kanë mbështetur gjatë viteve të angazhimit të tij politik. Ai ka theksuar se përkushtimi i tij në Asamble ka qenë gjithmonë në shërbim të interesave të qytetarëve të Suharekës, duke punuar për çështje që lidhen me infrastrukturën, zhvillimin urban dhe transparencën institucionale.

“Çdo diskutim, çdo iniciativë dhe çdo votë e imja në këtë institucion ka pasur dhe ka vetëm një synim: t’u shërbej me ndershmëri qytetarëve të komunës sonë dhe partisë sime,” ka thënë Kolgeci.

Duke folur për vendimin e tij për të mos kandiduar më, ai u shpreh se kjo nuk është një tërheqje nga politika, por një hap përpara në drejtim të mbështetjes së të rinjve, veçanërisht vajzave të reja, që sipas tij përfaqësojnë energjinë dhe vizionin që i duhet vendit.

“Ky nuk është një hap prapa, por një zgjedhje për t’i hapur rrugë një vajze të re, të përkushtuar dhe të aftë, që përfaqëson energjinë, idetë dhe dinamizmin që vendit tonë i nevojitet,” ka theksuar ai.

Megjithëse nuk do të jetë pjesë e garës elektorale, Kolgeci ka bërë të ditur se do të vazhdojë të kontribuojë aktivisht në politikë, duke mbështetur projektet që i shërbejnë komunitetit dhe LDK-së.

Ai ka pranuar se në proceset e brendshme politike jo gjithmonë mbizotëron meritokracia, por këtë e sheh si një motivim shtesë për të qëndruar besnik ndaj vlerave të drejtësisë dhe punës së ndershme.

“Lidhja Demokratike e Kosovës do mbetet shtëpia ime e përhershme politike, për të cilën do të punoj pa hezitim,” ka përfunduar Kolgeci.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara