Shakira është një nga artistet më të suksesshme me një ndikim të jashtëzakonshëm në industrinë muzikore botërore.
Me një karrierë që shtrihet në disa dekada dhe me hite që kanë pushtuar skenat ndërkombëtare, ajo vazhdon të mbetet një prej emrave më të dashur për publikun. Këngëtarja kolumbiane është gjithashtu e lidhur ngushtë me Kupën e Botës, falë këngëve të saj ikonike që kanë shoqëruar këtë ngjarje sportive.
Së fundmi, Shakira ka zbuluar se do t’i pëlqente të realizonte një bashkëpunim me artisten shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
Këtë ajo e bëri të ditur në podcastin e vlogeres së njohur Lele Pons, e cila e pyeti se me cilin artist do të dëshironte të bashkëpunonte në të ardhmen.
“Do të më pëlqente të bashkëpunoja me Dua Lipën. Dua Lipa, a po më dëgjon? A e dini që ajo flet spanjisht?”, tha Shakira me entuziazëm gjatë bisedës.
Në ato momente, Lele Pons e përshkroi artisten shqiptare si “të mrekullueshme”, ndërsa Shakira nuk hezitoi të shprehte vlerësimin e saj, duke u përgjigjur: “Ajo është e jashtëzakonshme”.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Gjykata refuzon paraburgimin për Bekim Metën, caktohet masa e arrestit shtëpiak
Diasporë
Shqiptarët e shëndetësisë në Zvicër bashkohen në AlbaHealth: synim rrjetëzimi dhe lidhje me Kosovën
Politike
Arben Gashi kërkon zgjedhje të reja në LDK: Zgjidhja është lidership i ri
Sporti
Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe dhe prek zemrat e tifozëve: Ky klub është ndryshe
Suharekë
Eko Theranda pajiset me traktor dhe makineri të reja për mirëmbajtjen e hapësirave publike
Showbiz
Russell Crowe në rol shqiptar? Ylli i “Gladiatorit” vjen si Manco Kapak në filmin e ri

