Shqiptarja Aida Birinxhiku renditet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Suedisë, Aida Birinxhiku, është vlerësuar ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze.

Sipas raportimit të Albinfo.ch, gazeta suedeze Expressen e ka renditur Birinxhikun si personin më me ndikim në politikën suedeze në kategorinë e të rinjve nën moshën 30-vjeçare.

Ky vlerësim konsiderohet një arritje e rëndësishme për një përfaqësuese shqiptare në skenën politike evropiane, duke dëshmuar ndikimin e saj në jetën publike të Suedisë.

Birinxhiku është shquar për angazhimin në përfaqësimin e komunës së Falkenbergut dhe krahinës së Hallandit, si dhe për mbështetjen e politikave që synojnë një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

Që nga zgjedhja në Parlamentin suedez, ajo ka qenë aktive në çështje me interes publik dhe ka fituar respekt si brenda partisë së saj, ashtu edhe në opinionin politik suedez.

Me zgjedhjet e përgjithshme që pritet të mbahen në shtator, Birinxhiku synon të vazhdojë rrugëtimin politik dhe të kërkojë edhe një mandat parlamentar.

Burimi: Albinfo.ch

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara