Situata e qetë me COVID-19, SBASHK-u kërkon që paralelet e ndara të bashkohen dhe orët mësimore të jenë si më parë

Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka bërë të ditur se janë takuar me ministren e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci nga e cila kanë kërkuar që procesi mësimor të normalizohet në tërësi pas situatës së qetë me pandeminë.

SBASHK-u në njoftimin për media thotë se ka kërkuar që paralelet e ndara në grupe të bashkohen prapë dhe orët mësimore të jenë në kohëzgjatjen e duhur.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri i kanë prezantuar këtë kërkesë Ministres së MASHTI-t duke e argumentuar me faktin se situata me pandeminë është përmirësuar dukshëm dhe se janë krijuar kushtet që arsimit në Kosovë t’i kthehet në tërësi normaliteti duke nënkuptuar që paralelet e ndara në grupe të bashkohen prapë dhe orët mësimore të jenë në kohëzgjatjen e duhur”, thuhet në njoftim.

Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë treguar në këtë takim se edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut e shtete të tjera e kanë normalizuar në tërësi procesin mësimor, duke vazhduar me respektimin e masave mbrojtëse.

Sipas njoftimit të SBASHK-ut, ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci është shprehur se edhe ajo ka qëndrim të njëjtë lidhur me këtë çështje dhe prandaj përkrah këtë propozim dhe se në takimet e komunikimin me Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet tjera gjegjëse do të kërkojë që të aprovohet ky propozim.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara