Spahiu: Edhe nëse kërkohet votëbesim, Abdixhiku do të mbetet kryetar i LDK-së

Spahiu: Edhe nëse kërkohet votëbesim, Abdixhiku do të mbetet kryetar i LDK-së

Profesori i Shkencave Politike, Nexhmedin Spahiu, ka komentuar nismën brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku. Sipas Spahiut, edhe nëse ndaj Abdixhikut zhvillohet një proces votëbesimi, ai ka gjasa ta fitojë dhe të mbetet në krye të LDK-së deri në përfundim të mandatit.

Ai ka vlerësuar se përbërja… Profesori i Shkencave Politike, Nexhmedin Spahiu, ka komentuar nismën brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku. Sipas Spahiut, edhe nëse ndaj Abdixhikut zhvillohet një proces votëbesimi, ai ka gjasa ta fitojë dhe të mbetet në krye të LDK-së deri në përfundim të mandatit.

Ai ka vlerësuar se përbërja e Këshillit Drejtues të LDK-së mbetet e njëjtë me atë që nuk arriti ta rrëzonte Abdixhikun në votëbesimin e kaluar. “Përbërja e Këshillit Drejtues të LDK-së është e njëjtë me atë që ka qenë kur është mbajtur votëbesimi ndaj Abdixhikut.

Nuk shoh ndonjë person që ka qenë në mbështetje të Lumirit dhe tani i ka dalë kundër. Ata që kanë qenë kundër vazhdojnë të jenë kundër, ndërsa ata që e kanë mbështetur vazhdojnë ta mbështesin.

Prandaj pres që, edhe nëse mbahet votëbesimi, ai do të marrë përafërsisht të njëjtin rezultat dhe do të mbetet kryetar deri në përfundim të mandatit”, ka deklaruar Spahiu. Ai e ka cilësuar si të natyrshme përplasjen brenda LDK-së, duke theksuar se bëhet fjalë për një garë të zakonshme për dominim politik brenda partisë.

“Është e natyrshme që oponentët e tij brenda partisë të kërkojnë dorëheqjen e tij, pasi secili synon pozicione më të larta. Kjo betejë brenda LDK-së është normale, është një garë për të dominuar partinë. Lumir Abdixhiku, sipas meje, ka larguar disa nga strukturat e vjetra të LDK-së që ende kanë peshë politike, në vend që t’i afronte.

Përveç Vjosa Osmanit, nuk ka tentuar të afrojë figura të tjera”, është shprehur ai. I pyetur se kush do të mund të ishte një alternativë për udhëheqjen e LDK-së në rast të largimit të Abdixhikut, Spahiu ka përmendur Lutfi Hazirin. “Sipas meje, për momentin Lutfi Haziri është figura më unifikuese brenda LDK-së.

Nëse do të mbaheshin zgjedhje të brendshme dhe ai do të kandidonte, besoj se do ta fitonte garën. Edhe pse dikur ka humbur përballë Lumir Abdixhikut, rrethanat tani kanë ndryshuar. Megjithatë, unë besoj se Abdixhiku do të mbetet kryetar deri në fund të mandatit”, ka përfunduar Spahiu.

Sipas informacioneve te publikuara nga Lajmi.net, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.

Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.

Burimi: Lajmi.net

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara