Urim Suka kritikon vendimin për parkingjet për mërgimtarë: Propagandë e lodhur, qytetarët kanë probleme elementare

Shefi i grupit të asamblistëve të LDK-së në Suharekë, Urim Suka, ka reaguar pas vendimit të Komunës së Suharekës për lirimin e disa hapësirave publike për parkimin e automjeteve të mërgimtarëve gjatë sezonit veror.

Suka e ka cilësuar këtë vendim si veprim simbolik dhe propagandistik, duke thënë se mërgimtarët dhe qytetarët nuk mund të binden me masa të tilla, derisa në shumë vendbanime të komunës vazhdojnë problemet me ujë të pijshëm, kanalizim dhe infrastrukturë rrugore.

“I njëjti mërgimtar që sipas jush do të përfitojë nga parkimi në oborrin e Komunës, kur shkon në Duhël, Peqan, Nishor, Sllapuzhan, në një pjesë të Bllacës dhe në shumë vendbanime tjera, përballet me mungesë të ujit të pijshëm, probleme me kanalizimin dhe infrastrukturë rrugore të papërfunduar”, ka shkruar Suka.

Ai ka thënë se edhe në vitin 2026, shumë qytetarë në komunën e Suharekës vazhdojnë të përballen me probleme elementare në vendbanimet e tyre.

Sipas Sukës, pushteti komunal po tenton ta paraqesë si sukses lirimin e oborrit të Komunës për parkim, ndërsa, siç thotë ai, problemet kryesore të qytetarëve mbeten të pazgjidhura.

“Nga njëra anë kemi aktakuza për shkelje ligjore, probleme të pazgjidhura me kanalizimin, ujin, trotuaret dhe mungesa të shumta infrastrukturore, ndërsa nga ana tjetër paraqitet si sukses lirimi i oborrit të Komunës për parkim”, ka deklaruar ai.

Suka ka shtuar se kjo nuk është zgjidhje e problemeve të qytetarëve, por vetëm “propagandë e lodhur”, e cila, sipas tij, po kuptohet gjithnjë e më shumë nga qytetarët.

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara