Haradinaj: Mospjesëmarrja në aktivitetet politike të Samitit të NATO-s, humbje e mundësisë strategjike për Kosovën

Haradinaj: Mospjesëmarrja në aktivitetet politike të Samitit të NATO-s, humbje e mundësisë strategjike për Kosovën

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj e ka cilësuar si humbje të një mundësie strategjike për Kosovë mospjesmarrjen e saj në aktivitetet e Samitit të NATO-s në Ankara.

Haradinaj e cila ka qenë edhe këshilltare e ish-presidentes Vjosa Osmani tha për RTV21 se problemi sot nuk është statusi i Kosovës por tek liderët që … Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj e ka cilësuar si humbje të një mundësie strategjike për Kosovë mospjesmarrjen e saj në aktivitetet e Samitit të NATO-s në Ankara.

Haradinaj e cila ka qenë edhe këshilltare e ish-presidentes Vjosa Osmani tha për RTV21 se problemi sot nuk është statusi i Kosovës por tek liderët që aktualisht po e përfaqësojnë Kosovën ndryshe nga Osmani e cila sipas saj para dy vitesh ka qenë e ftuar në aktivitetet e këtij samiti.

“Për Kosovën, mospjesëmarrja në aktivitetet politike të Samitit të NATO-s është humbje e një mundësie strategjike. Në vitin 2024 Presidentja Vjosa Osmani ishte e ftuar në aktivitetin e hapjes me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit si dhe në aktivitetin e përmbylljes të Samitit, ku është prezentuar si e ftuar e posaçme e Presidentit Amerikan dhe është rreshtuar krahas shteteve anëtare të NATO-s.

Pra, problemi sot nuk është statusi i Kosovës. Statusi ishte i njëjtë edhe atëherë. Por atëherë Kosova kishte lidere të cilës SHBA i besonte dhe e vleresonte aq sa të rishkruajë edhe vet rregullat e aktiviteteve të Samitit. Prandaj, interesi shtetëror i Kosovës duhet të jetë gjithmonë maksimalizimi i peshës diplomatike në forume të tilla, jo normalizimi i mungesës.

Çdo ulëse e fituar në tavolinat ku merren vendime strategjike është një investim në sigurinë, subjektivitetin ndërkombëtar dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës, dhe duhet të mirëmbahet me përgjegjësi nga secili lider pasardhës, tha Haradinaj për RTV21./RTV21/21Media

Sipas informacioneve te publikuara nga RTV21, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.

Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.

Burimi: RTV21

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara