Njoftim i rëndësishëm për të gjithë ju që dëshironi të udhëtoni drejt Italisë

Ambasada e Italisë në Prishtinë ka njoftuar se në përputhje me Rregulloren (BE) nr. 1157/2019, kartat italiane të identitetit në format letre (CIC) do të pushojnë së qeni të vlefshme nga data 3 gusht 2026, pavarësisht datës së skadencës së shënuar në dokument.

Në njoftimin e publikuar, theksohet se këto dokumente nuk i plotësojnë më kërkesat e sigurisë të Bashkimit Evropian për dokumentet e identifikimit dhe udhëtimit.“Kartat e identitetit në letër nuk do të jenë më të vlefshme nga 3 gusht 2026, pavarësisht datës së skadencës së shënuar në dokument,” thuhet në njoftim.

Shtetasit italianë që jetojnë në këtë juridiksion konsullor dhe që posedojnë kartë identiteti në letër, janë të ftuar ta zëvendësojnë atë me Kartën Elektronike të Identitetit (CIE), e cila lëshohet nga Ambasada e Italisë në Prishtinë, përmes platformës “Prenot@mi” dhe vetëm me termin të caktuar.

“Qytetarët ftohen të kalojnë në Kartën Elektronike të Identitetit (CIE), e cila mund të lëshohet edhe para skadimit të dokumentit ekzistues,” thuhet më tej në njoftim. 

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara